E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, arrest me burg për 4 shqiptarët, kërkohen nga drejtësia italiane

VLORË- Arrest me burg, është masa që ka dhënë sot gjykata e Vlorës ndaj katër të arrestuarve një ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane. Seanca për dhënien e masës së sigurisë është zhvilluar pasditen e sotme.

4 personat Skënder Gockaj, Julian Shabani , Adnan Xhelili dhe Erjon Sadikaj u arrestuan nga policia e qytetit bregdetar, pasi Gjykata Penale e Leces në Itali kishte lëshuar në ngarkim te tyre, në korrik të vitit 2011, urdhër arrestet ndërkombëtare për veprat penale trafikim lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në grupe kriminale.

Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar sasi të konsiderueshme droge drejt Italisë nga janari 2009 deri në shkurt 2010, ndërsa tashmë pritet kryerja e procedurave për ekstradim.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›