Vrasja e pronarit të tavernës, policia: Dyshohet për hakmarrje

Vrasja e pronarit të tavernës “San Marco” pas mesnates se te martes ne kryeqytet dyshohet te jete bere per motive hakmarrjeje. Në një konferecë për shtyp policia e Tiranës përmes zëdhënëses Alma Katragjini bëri me dije se krahas pistave të shumta që po merren në shqyrtim, kryesore mbetet ajo për motive hamarrje.
Sipas saj 42 vjecari, Nikolin Doda që mbeti i vrarë nga një breshëri armësh përballë Prokurorisë, tentoi të vriste një shtetas në 1997 dhe për këtë krim ai ishte dënuar dhe vuajti dënimin nga 1997- 2005 në burgun e Lezhës”.
Gati një orë pas mesnatës, Nikolin Doda eshte qelluar per vdekje me arme teksa ka dale nga lokali me tre miqte e tij Ilmi Meta, 40 vjeç, Agron Doçi, 41 vjeç dhe Uran Doda, 42 vjeç, punonjës i Ministrisë së Brendshme, të cilët kanë kane mbetur te plagosur. Te shtenat me automatik kanë qenë të shumta sa shenjat e plumbave kanë përshkuar dhe xhamin e një dyqani.
Gjithashtu gjatë konferencës Katragjini dha detaje dhe në lidhje me përplasjen me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm mes policisë dhe një grupi personash të armatosur në Bathore, si dhe për plagosjen e ndodhur te Parku i Autobusëve.