E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha me grate takime edhe me maturantet

Projekti për Tiranën i kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha është përkrahur dhe nga gratë. Në takimin me to, kandidati demokrat u shpreh se platforma e tij për kryeqytetin parashikon punësim, krijimin e lehtësirave për gratë në marrëdhënie pune, por edhe një mbështetje të veçante për atë kategori e cila është në rolin e kryefamiljareve.

“Në programin tim të strehimit që parashikon fond special për çiftet e reja në Tiranë dhe 1 mijë apartamente brenda 4 viteve do të ketë vend të bollshëm për të trajtuar problemin e tyre. Do kemi përparëi punësimin dhe kushte të barabarta të punës dhe pagesës për të gjitha ato gra që vazhdojnë punën gjatë muajve të verës, në një kohë që kopshtet dhe çerdhet mbyllen. Bashkia e Tiranës do aplikojë për këtë qëllim, shkollat dhe kopshtet verore që nuk mund të kujdesen për fëmijët gjatë kohës që janë në punë”-tha Basha.

Me tej Basha pati dhe një takim me një grup maturantësh të cilët e kishin ftuar kandidatin demokrat në një festë. Gjatë vizitës së tij, Basha i siguroi ata për mbështetjen e bashkisë duke i motivuar dhe financiarisht nëpërmjet bursave.

“Me Lulzim Bashën ju do të jeni të parët”-tha ai. 

Krahas kampusit universitar, kartës studentore, projekti për Tiranën parashikon dhe ngritjen e 4 shkollave të reja të mesme, por edhe krijimin e aksesit të gjerë në internet dhe botën dixhitale.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›