E Diel, 1 Nëntor 2026

Vula rezerve rrezohet PS Kolegji pro KQZ-se

KQZ do të asgjësojë 3943 fletët e dëmtuara në Pogradec e Fier dhe do të prodhojë të tjera, 3 ditë para zgjedhjeve. Ndonëse shtypshkronja ka përfunduar punën, me prodhimin e 7.4 milionë fletëve të 8 majit, pas dëmtimit në KZAZ-të 32 dhe 20, asaj do t’i duhet t’i rikthehet dhe njëherë punës. 

Ashtu si dhe fletët e 28 qershorit, edhe fati i tyre do të jetë djegia. Bëhet fjalë për fletët me të cilat do të zgjidhen kryetarët dhe këshilltarët në disa komuna dhe bashki të qarqeve Fier dhe Korçë.Komisionerët nuk pranuan  t’i marrin në dorëzim pasi konstatuan se disa koli të tyre ishin dëmtuar gjatë trasportit. Aballazhi ishte grisur dhe fletët lagur.

Paralelisht me mbledhjen e KQZ-së, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PS-së për të ndaluar prodhimin e 4 865 vulave rezervë, në rast të largimit të një prej komisonerëve së bashku me to. Kolegji i ka lënë dorë të lirë Komisionit Qendror të nisë prodhimin e tyre për 8 maj. Ndërkohë, në ambientet e këtij institucioni është instaluar lidhja me kamera me qendrat e numërimit të votave, për të monitoruar online procesin delikat.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›