Basha me kreret e minibashkive, mungojne 4 perfaqesuesit socialiste Luljeta Ndoka
Megjithese kryetari i Bashkise se Tiranes kishte thirrur ne takimin e djeshem te 11 kryetaret e Njesive Bashkiake, vetem 7 prej tyre i jane pergjigjur pozitivisht fteses. Te kontaktuar nga Gazeta “Koha Jone”, kryetaret e munguar jane shprehur se mospjesemarrja e tyre nuk ishte nje vendim individual, por nje vendim ne perputhje me linjen e Partise. Nderkohe, kryebashkiaku Lulzim Basha ka premtuar dhe ka kerkuar bashkepunim me njesite vendore, duke njoftuar se ato do te marrin rolin real qe u takon.
Socialistet
Vetem 7 kryetaret e njesive Bashkiake te Tiranes, te zgjedhur nga populli kane marre pjese ne takimin e thirrur dje nga kryetari i Bashkise Lulzim Basha. Ata jane te gjithe demokrate, ndersa 4 kryetaret e munguar, i perkasin Partise socialiste. Te pyetur nga “KJ”, “te munguarit” jane shprehur se vendimi i tyre nuk ishte individual, porse nje vendim ne perputhje me linjen politike qe ata ndjekin dhe perfaqesojne. Njeri prej tyre, kryetari i Njesise Bashkiake numer 7, Erion Koka, pohon se vendimi per te mos marre pjese nuk ka ndodhur per ndonje arsye te vecante e personale te tij, porse ishte nje vendim i pergjithshem per te 4 perfaqesuesit socialiste, ne perputhje me linjen politike. Ndersa kryetaret e tjere te minibashkive e kane konfirmuar kete arsye, por kane shtuar se nuk kane pse te marrin pjese ne takimi qe zhvillohen per efekt “show”. Nderkaq, pasi ka pare qe disa prej kryetareve mungonin, kryebashkiaku Lulzim Basha eshte shprehur “Pavaresisht prej ngjyrave politike qe perfaqesoni, si kryetare te zgjedhur te minibashkive te Tiranes, mesazhi kryesor qe dua te jap sot eshte: bashkepunim i plote, i gjithanshem, pa asnje dallim, mes Bashkise se Tiranes dhe 11 minibashkive te saj”. Ne kete menyre ai u ka bere thirrje te gjithe perfaqesuesve te zgjedhur nga populli qe te lene menjane politiken dhe te japin kontribut per qytetaret te cilet i votuan.
Takimi
Qellimi i takimit te kryetarit te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ishte permiresimi i sherbimit ndaj qytetareve, ne menyre qe te behet me cilesor dhe me i efektshem. “Fushata ka mbaruar dhe ka ardhur koha e punes. Shpresoj qe dhe kater koleget qe mungojne, do te na bashkengjiten ne mbledhjen tjeter”, tha Basha. Kryetari i Bashkise u tha kryetareve te minibashkive, se takime te tilla do te jene te permuajshme. Basha theksoi, se te henen e ardhshme, do te filloje funksionimin nje grup pune per decentralizimin, ne perberje te te cilit do te kete kryetare te minibashkive dhe eksperte te njohur te fushes. “Sherbimi ndaj qytetarit eshte me cilesor, kur eshte me afer tij. Ne do te punojme, qe te kemi decentralizim real, jo vetem te autoritetit dhe kompetencave ligjore, por edhe te burimeve”, tha Basha. Kryetaret e minibashkive e vleresuan vullnetin e mire, per te ndare pergjegjesite ne bashkeqeverisjen e qytetit. Ata kerkuan qe te kete nje fryme kolegjiale, mbi ndasite politike. Kryetari i Bashkise vuri ne dukje, se bashkepunimi me kryetaret e minibashkive, do te bazohet ne parimet e respektit reciprok, transparences, por edhe te llogaridhenies.
Kryetaret e PS:
Njesia Bashkiake numer 1, Lindita Nikolla
Njesia Bashkiake numer 5, Jeta Seitaj
Njesia Bashkiake numer 6, Krenar Cenollari
Njesia Bashkiake numer 7, Erion Koka