E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bashkia e Tiranës do të garantojë rritjen e mirëqenies së qytetarëve”

30-07-2011 / Gazeta 55

Ilir Meta uron Lulzim Bashën

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta uroi dje kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës z.Lulzim Basha, ndërsa u shpreh i bindur se përfaqësuesi i mazhorancës do mbajë premtimet për zhvillimin e kryeqytetit.
“Dëshiroj të uroj kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili ishte edhe kandidati ynë i përbashkët në këto zgjedhje, pikërisht në të mirë të mbajtjes së gjithë atyre premtimeve dhe të realizimit të asaj filozofie bashkëpunuese, në radhë të parë me të gjithë qytetarët e Tiranës dhe përtej kufijve partiakë për t’i dhënë fund stanjacionit në kryeqytet. Jo vetëm kaq, por për ta shndërruar zhvillimin e kryeqytetit në një mundësi për të rritur mirëqenien e qytetarëve të Tiranës e sidomos duke e vënë theksin tek çështja e punësimit që është një problem parësor jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë dhe njëkohësisht që është edhe një nga prioritetet tona kryesore si forcë politike”, u shpreh Meta.
Ai uroi gjithashtu edhe nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Prof. Dr. Edmond Panaritin, i cili vjen nga radhët e LSI-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›