E Shtunë, 31 Tetor 2026

E verteta e qendres 1968

Kush genjen: Presidenti, Top Channel apo TV Klan?

Stafi i Presidentit te Republikes reagoi ndaj komentit te Kryeministrit lidhur me voten pro Edi Rames te Presidentit Topi. Ne deklarate thuhet se: “…Individe e institucione politike qe kane detyre te zbatojne kushtetuten dhe ligjet, ne menyre sistematike ia lejojne vetes te krijojne situata te paqena, te shpikin vota dhe kundershtare politike…”

Dhe diku me poshte thuhet se:

“…Presidenti Topi ka refuzuar dhe refuzon te behet pjese e ketij debati shterpe e te inskenuar, dhe sic e ka deklaruar edhe me pare, votimi i tij me 8 maj ka qene korrekt. Cdo tentative per interpretimin e votes nuk lidhet me ate menyre votimi, por me pergjegjesine ekskluzive te administrimit partiak te votave si dhe me skenaret e parapergatitur nga autore te ketyre inskenimeve….”

Ne sinkron me Presidentit, po dje Top Channel, duke luajtur me shifra te sakta por te pjesshme, u rrek te hidhte dyshimin e mundesise se manipulimit me votimin e Presidentit. Argumentet e Top Channel ishin po ato te perdorura rendom nga Partia Socialiste rreth manipulimit me shtim a heqje votash nga kutite e votimit.

Televizioni Klan, ka transmetuar momentin e votimit te Presidentit Topi ne Qendren e Votimit 1968, ku duket qarte se ai hedh voten per kryetarin e bashkise ne kutine per votat e kryetarit te njesise bashkiake. Deri me sot, asnje televizion apo subjekt tjeter nuk ka mundur te tregoje ndonje sekuence filmike qe te rrezoje faktin e ketij ngaterrimi ne votim te Presidentit. Ndaj, pretendimi se kjo eshte shpikje a manipulim i TV Klan nuk qendron dhe turperon kedo qe ngre kete akuze. Te pakten Top Channel kete gje nuk e ben.

Por cilat jane te dhenat e sakta dhe si shfaqet bilanci i kutive te votimit te Qendres 1968. A ka me te vertete mosperputhje qe do te krijonin dyshimin se ndonese Presidenti ka hedhur voten ne kutine jo respektive, ai gjithsesi nuk ka votuar per Edi Ramen?

Bilanci i kater kutive sipas grupit te numerimit ne gjendjen fillestare te tyre, para dy veprimeve te KQZ-se jepet nga tabela e meposhtme:

Ne kete tabele shihet qarte se ne secilen nga kutite ka nje diference fillestare mes numrit te votuesve, gjithsej 612 dhe votave te gjendura ne kuti si shume e votave te vlefshme e te pavlefshme. Nderkaq, numri 4 x 612 votues eshte me 16 njesi me i madh se shuma e te gjitha votave te gjendura ne te kater kutite e kesaj qendre.

Sic dihet, bazuar ne procesverbalin e KZAZ-se se kesaj qendre, i njoftuar nga grupi i numerimit, ishte shenuar se ne kutine per votat e kryetarit te njesise bashkiake kishte vota te hedhura gabim.

Ne vendimin nr. 709 te KQZ-se, kur u rihapen kutite, kryesisht ato te kryetarit te njesise bashkiake, per 108 qendra votimi, ne qendren 1968, ne kutine e kryetarit per njesine bashkiake, kutia e vetme qe u hap ne kete qender ne kete faze, u gjeten 4 vota te hedhura gabim nga te cilat, vetem nje per kryetarin e bashkise, vote kjo e vlefshme e ne favor te Edi Rames.

Sipas logjikes me te thjeshte, kjo vote shprehte votimin e Presidentit Topi.

Bilanci i votave sipas vendimit 709 ne qendren 1968 jepet nga tabela e meposhtme. Sic shihet qarte, efekti shumator per te kater kutite e kesaj qendre i hyrje-daljes se votave ne kutite perkatese eshte zero.

Pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, KQZ rihapi te kater llojet e kutive, ne total 1793 kuti, perfshire tre kutite e tjera te pahapura te Qendres 1968 nga e cila rezulton se u gjenden edhe 11 vota te tjera te hedhura jo ne kutite respektive. Bilanci i votave sipas ketij vendimi te dyte jepet ne tabelen e meposhtme:

Ne kete rast u gjend edhe nje tjeter vote per kryetarin e bashkise por e nxjerre nga nje tjeter kuti dhe jo ajo e kryetarit te minibashkise. Ndaj, kjo vote nuk ka si te jete vote e Presidentit Topi. Sic edhe shihet qarte, efekti shumator i hyrje-daljes se votave edhe ne kete vendim te dyte eshte zero.

Bilanci shumator i dy vendimeve te KQZ-se jepet nga tabela me poshte.

Pra, sic shihet, ne total ne Qendren 1968 u gjenden gjithsej 15 vota te hedhura jo ne kutine respektive dhe te gjitha u sistemuan ne bilancet e kutive te duhura. Perseri efekti shumator i dy veprimeve te KQZ-se mbi te kater kutite, eshte zero.

Efekti i dy veprimeve te KQZ-se mbi bilancin fillestar te kater kutive te kesaj qendre jepet nga tabela e meposhtme:

Sic edhe shihet qarte, ndonese numri i votave (te vlefshme plus te pavlefshme) ne secilen nga kutite ndryshon sic edhe ndryshon diferenca mes numrit te votuesve dhe votave per secilen kuti, ne totalin e te kater kutive, numri i votave mbetet konstant, 2432 vota ndersa diferenca mes numrit 4 (kuti) x 612 (zgjedhes) dhe numrit te votave ne te kater kutite mbetet perseri 16. Asgje nuk shtohet dhe asgje nuk pakesohet ne raport me bilancin fillestar. Pra, veprimi i KQZ-se nuk ndikon bilancin fillestar ne total te votuesve e votave te te kater kutive te kesaj qendre. Ky perfundim arrihet per secilen nga qendrat dhe katershen e kutive te tyre qe u rihapen nga KQZ e per pasoje edhe per bilancin shumator te votave e votuesve ne te gjithe Bashkine Tirane. Argumenti i mosperputhjeve te pjesshme u perdor nga Partia Socialiste per te mbeshtetur tezen e saj te manipulimit ashtu sic u perdor edhe nga Top Channel, ne kete rast per te hedhur dyshime per gjoja heqje votash per kryetarin ne menyre qe e vetmja vote e hedhur ne kutine jo respektive ne favor te Edi Rames, qe i faturohej qellimisht Presidentit Topi. Cdo mosperputhje ka origjinen ne fillese te procesit te numerimit. Keto mosperputhje, ne totalin e 4 kutive ishin edhe me 14 maj kur Edi Rama kryesoi me 10 vota mbi Lulzim Bashen, edhe kur u permbyll numerimi i te gjitha votave per te kater kutite ne te gjithe Tiranen, para dy veprimeve te KQZ-se. Por asnje nga keto mosperputhje fillestare nuk vinte ne dyshim rezultatin e 14 Majit per socialistet. Ai ishte i certifikuar nga procesverbalet e 485 qendrave te votimit te firmosura nga mijera komisionere e numerues te te dy paleve. Natyrisht qe ky perfundim eshte i sakte. Keto mosperputhje jane normale. Ato nuk shkaktuan asnjehere alarm pergjate gjithe procesit afro dy javor te numerimit te votave nga grupet e numerimit ne te 11 KZAZ-te e Tiranes sepse s’kishin te benin me ndonje manipulim por vecse me mosperputhje normale, te nje rendi mjaft te vogel ne raport me totalin e votuesve dhe votave. Por propaganda opozitare, tashme edhe ajo presidenciale, rreken te keqperdorin kete mosperputhje normale fillestare, duke akuzuar se ajo ka ardhur si rezultat i veprimeve, te hapura apo te fshehta pas momentit fillestar, ne procesin me dy faza te KQZ-se. Kjo eshte vecse nje teori per nje konspiracion masiv - mbi qindra e qindra kuti dhe perfekt ne veprim me rezultat shumator zero ne raport me mosperputhjet fillestare, i kryer si ne qendrat e numerimit ashtu edhe ne bodrumet e KQZ-se ne Tirane a Lunder, duke akuzuar keshtu jo vetem KQZ-ne por edhe qindra e mijera komisionere dhe/ose numerues socialiste pa bashkepunimin e fshehte e te padukshem te te cileve nuk kishte se si te mund te zbatohej nje manipulim i ketille. Teori te tilla, te degjuara qe nga viti 2009, mund t’i shpikin vecse mendjet e djallezuara dhe te papergjegjshme e mund te zene vend vetem tek mendjembyllurit. Fatmiresisht nuk zene vend e s’ka si te zene vend tek askush qe ve paksa mendjen ne pune.

Marre nga Tv Klan

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›