Skandali i radhes rrezikon direkt qytetaret
Rama vazhdon modelin e vjeter te menyres si drejtonte pushtetin vendor dhe si dirigjonte dhe vazhdon ende ta beje, partine me te madhe te opozites, ndalon kryetaret e minibashkive te bashkepunojne me kryetarin e bashkise se madhe.
Ne takimin e organizuar nga kryebashkiaku Lulzim Basha, takim i paralajmeruar nje dite me pare, kryetaret e kater njesive bashkiake qe drejtohen nga perfaqesues te Partise Socialiste, e bojkotuan tryezen e z.Basha.
Publikisht, ata pranuan se nuk ishte nje vendim i tyre personal, por nje ndjekje e linjes se bojkotit qe dirigjon z.Rama prej mese dy vjetesh.
Por bojkotimi i tryezave te punes se kryetareve te minibashkive me kreun e bashkise qendrore, ne thelb eshte precedent i rrezikshem, i lindur vetem tani.
Historikisht ka ndodhur e kunderta, pra kryetari i bashkise mund t’i linte jashte interesit minibashkite, por jo drejtuesit e njesive bashkiake kreun qendror.
Asnjehere me pare nuk ka ndodhur qe drejtuesit vendore te njesive bashkiake te bojkotojne kreun qendror, perkundrazi ka qene ky i fundit qe ka bere dallime duke sjelle investime “te lodhura” ne ato qe ngjyra politike nuk i pelqente.
Tani, ky precedent, nxjerr pikepyetje serioze: Si do t’u sherbejne ata qytetit dhe atyre prej te cileve jane votuar, ne kohen kur ata nuk takohen me kryetarin e bashkise.
Kjo do te thote se strategjia e kryetareve do te jete refuzim i kontakteve per te evidentuar problematikat qe ka cdo minibashki. Por do te thote dhe refuzim te sherbimeve ne minibashkite e tyre, ndalim perpjekjesh per me shume rruge te shtruara, me shume infrastrukture moderne, e thene shkurt, ndalim perpjekjesh per nje jete me te mire dhe e gjitha kjo, vetem e vetem sepse ata jane socialiste.