Nesër votimi në 10 komuna, KQZ: Partitë të respektojnë kodin

Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, në një intervistë eskluzive për RTV “Ora News”, lëshon apelin e radhës ndaj politikës, për të respektuar kodin zgjedhor. Ndërsa ditën e nesërme do të votojnë 36 mijë zgjedhës në 102 qëndra votimi, në këto zgjedhje të pjesshme, Olli përcolli të gjitha detajet.
Sakaq mësohet se komunat ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme janë komunat Shllak, Shalë, Komuna Qendër-Skrapar, komuna Armen, Pishaj, Mollas, Paper, Zall-Dardhë, Kolsh dhe Finiq. Përsëritja e këtyre vjen pasi në tre prej këtyre komunave, në Shllak, Pishaj dhe Mollas votimi nuk u krye fare ndërsa në 7 të tjerat, ato u cilësuan si të pavlefshme si nga ana e KQZ-së edhe nga ana e Kolegjit Zgjedhor.