Basha me krerët e policisë: BE vlerësoi luftën kundër drogës
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, vlerësoi sot Raportin e ekspertëve të BE-së, i cili e renditi dje Shqipërinë si vendin më të mirë në Ballkan në luftën kundër drogës.
Gjatë një takimi që ministri Basha zhvilloi sot me drejtuesit e Policisë së Shetit, tha se "Raporti i ekspertëve konstaton të gjitha hallkat e këtij suksesi, që nga fushata kundër kultivimit të kanabisit, bashkëpunimin me komunitetin, organet e qeverisjes vendore, bashkëpunimin dhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për instalimin dhe vënien në zbatim të teknikave më moderne dhe vënien e kultivuesve para drejtësisë".
Basha tha se vitin e kaluar sipërfaqja e mbjellë me lëndë narkotike është ulur me 40 % në raport me vitet paraardhëse. Gjithashtu, tha ai, raporti evidenton qartë se përdorimi i inteligjencës kriminale dhe bashkëpunimi mes aktorëve, ka çuar në reduktimin e sipërfaqes së mbjellë me bimë narkotike.
Në raport thuhet gjithashtu se në kahasim me vitet 2003-2004, kur niveli i trafikut të drogës ka qenë në majat më të larta, në vitin 2010 ky nivel është pothuajse zero.
(m.a/BalkanWeb)