E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja per hetimin e 21 janarit Gjata Te gjitha hetimet ligjore

 Zgjidhja për përplasjen e fundit institucionale mes presidencëns,prokurorisë dhe kuvendit, sipas konstitucionalistit Rustem Gjata, është gjykata kushtetuese. Krerët e këtyre institucioneve, mund t’i drejtohen gjykatës kryesore të vendit, nëse shohin tejkalim të kompetencave nga komisioni hetimor parlamentar, por duke qendruar larg polemikave dhe replikave mediatike.
“Kushdo, qoftë në mënyrë private, personale, qoftë si organizatë shoqërore, qoftë si institucion mund ta kundërshtojë këtë. Presidenti ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe kushdo për të drejtat themelore që mendon dhe patjetër institucione të ndryshme. Njëri për tju drejtuar, zgjidhet problemi edhe për të tjerët se ka karakterin e precedentit” tha Gjata.

Ndonëse vlerëson se komisioni hetimor parlamentar nuk dublon kompetencat e Ina Ramës, sërisht zgjidhja për kryeprokuroren  sipas Gjatës është kushtetuesja.

“Dublim nga ana e komisionit? Joo! Nuk ka kufizime. Ai që ka pretendime le të kundërshtojë. Edhe prokuroria mund t’i drejtohet gjykatës kushtetuese” tha Gjata. 

Presidenti refuzoi të shkojë në seancën dëgjimore të strukturës hetimore parlamentare, ndërsa prokurorja e përgjithshme e quajti atë dublim të kompetencave të saj, akuzë kjo që u hodh poshtë nga komisioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›