Gripi i derrit, Pipero: 80 të prekur në vend bëni kujdes
TIRANË- 10 raste të reja me grip derri janë shënuar ditën e djeshme në vend, duke e cuar në 80 numrin total të personave të prekur nga ky virus. Edhe në ditët në vazhdim ky virus pritet të shtohet me shpejtësi për shkak të epidemisë së gript sezonal dhe atij Ah1n1, që ka prekur vendin tonë ditët e fundit. Deklarata vjen nga nga Drejtori i poltikave në Ministrinë e Shëndetsisë Pëllumb Pipero, i cili sqaron se situata po mbahet nën kontroll pavarësisht rasteve të rënda që janë paraqitur në spitale.
“Dua të them që javën e kaluar numri i rasteve me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore ka qenë mbi 15 mijë e 500, 10 saste të reja me virusin e gripit Ah1n1, cka do të thotë se numri total i rasteve të konfirmuara është rreth 80 aktualisht. Këto raste kanë qënë mesatarisht të rënda, apo edhe të rënda. Agresiviteti i virusit Ah1n1 është më i madh se sa viruset e gripit stinor, por kemi marrë të gjitha masat për të mos pasur asnjë humje jetësh. Këshilloj të gjithë qytetarët që në cdo rast, kur kanë shenjat e një gripi ti drejtohen mjekut të familjes”,- tha Pipero.
Nga ana tjetër ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në higjenën personale si dhe të mos frekuentojnë mjediset e mbipopulluara. Simptomat e gripit të derrit Ah1n1 janë vështirësi në frymëmarrje dhe humbje të koshiencës.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gripi i derrit, Pipero: 80 të prekur në vend bëni kujdes