E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha me qytetaret: Vendimet per Tiranen do t'i marrim bashke

Kandidati per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha ka qene dje ne nje konference me qytetaret, e ndersa keto lloj konferencash zakonisht zhvillohen me gazetaret, kete here ka ndodhur ndryshe. Duke perdorur nje format te ri te pa aplikuar me pare ne politiken shqiptare, kandidati per kryetar te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka bashkebiseduar me qytetaret per projektin e tij per nje qytet evropian. "Townhall Meeting", sic quhet ne anglisht, nje forme e zakonshme ne perendim, u aplikua dje per here te pare ne nje fushate elektorale. "Po ndertojme nje perqasje te re. Ju siguroj kontaktin e perditshem ne identifikimin e problematikave, ne diskutimin e zgjidhjeve dhe ne bashkevendimmarrjen me qytetaret e Tiranes, duke filluar qe sot", u shpreh Basha ne krye te takimit. Basha i eshte pergjigjur interesimit te qytetareve per punesimin, trafikun, infrastrukturen, luften kunder korrupsionit, sigurine ushqimore, cmimet, uljen e taksave e deri tek politikat e tij per sportin.

Qytetari: Edi Rama ka deklaruar se punesimi eshte politike e qeverise, ndersa ju keni thene se do te krijoni vende pune. Si do te ndodhe?

Basha: Punesimi eshte absolutisht pririoritet i qytetit. Eshte dhe mbetet pririoriteti im numer 1. Strategjia eshte kjo: ulja e taksave, fondi i garancive, nje rol informues ne tregun e punes dhe zhvillimi i infrastruktures. Keto sjellin me shume para per biznesin, me shume para per punesimin, me shume para per rrogat. Dhe dy fusha te tjera: investimi ne arsimin profesional dhe investimi ne Tiranen turistike. Keto jane drejtimet e mia kryesore per punesimin dhe te jeni te bindur kur them 30 mije te punesuar, e kam peshuar mire dhe jam i sigurt se, si ne cdo sfide tjeter, kete fjale qe po e jap, do ta mbaj.

Nje qytetar tjeter: C'mendoni ju se do te beni per artin, kulturen ne Tirane?

Basha: Une angazhohem qe brenda planit te ri urbanistik, te gjej vendosjen e re per nje galeri artesh pamore, per nje teater dhe per nje qender multi-mediale. Arti pamor duhet te jete i pranishem kudo ne qytet.

Qytetari: C'do te beni per te disiplinuar trafikun ne Tirane?

Basha: Per trafikun do te nderhyhet ne dy nivele strategjike, me Unazen e Madhe dhe tramvajin. Gjithashtu, mjafton nje nenkalim tek "21 Dhjetori" per te prere nje pjese te mire te ngercit qe trafiku ka ne ate zone te qytetit. Nje ridimensionim i nyjes se trafikut tek dogana dhe nderhyrja tek vendparkimet, jane edhe te tjera nderhyrje te domosdoshme per te rregulluar problemin e trafikut te renduar ne Tirane.

Qytetari: Dua te di dicka me shume per premtimin tuaj, per nje linje telefonike anti-korrupsion?

Basha: Nuk do te kete vetem nje shpallje ne internet te te gjitha shpenzimeve te Bashkise, si detyrim madhor, apo vetem thjeshtim maksimal te procedurave - por do te kete edhe nje mundesi te drejtperdrejte qe qytetari te ankohet per nje praktike, te cilen e gjykon potencialisht korruptive. Denoncimet te cilat shihen se kane nje baze faktike do t'i percillen policise per ndjekje te metejshme.

Qytetari: Duam dicka me specifike per cilesine e ushqimeve qe hame ne Tirane.

Basha: Agjencia Bashkiake e Mbrojtjes se Konsumatorit, qe une e kam propozuar si nje instrument per te goditur cmimet e padrejta dhe per t'i normalizuar ato, do te kete dhe nje rol tjeter - bashkepunimin me Agjencine Kombetare Ushqimore, per te siguruar standardet dhe cilesine e produkteve dhe sherbimit ushqimor ne qytetin e Tiranes.

Qytetari: Kam nje pyetje ne lidhje me rikonstruksionin apo hapjen e shkollave te reja.

Basha: Jo me shume se 25 femije ne klase. Ky eshte objektivi i pare i programit per arsimin. Prandaj une angazhohem se brenda kater viteve te ardhshme, per 6 shkolla te reja 9-vjecare dhe kater gjimnaze te reja ne territorin e bashkise se Tiranes.

Qytetari: Dicka mbi platformen tuaj si kryetar bashkie per sportin?

Basha: Jam shume i lumtur qe me eshte dhene rasti, ne poziten time te fundit si Minister i Brendshem, qe ato hapesira te Klubit Sportiv Dinamo, te cilat fare mire mund te kishin mbetur sot peng i nje plani tjeter ndertimi shumekatesh, jane kthyer ne hapesira te gjelbra te qendres kombetare sportive. Dhe po keshtu, do te veproj me cdo mundesi tjeter qe kam per hapesira te gjelbra, per pishina dhe per mjedise sportive. Do te punoj fort per te rikthyer emocionet e derbit Tirana-Partizani dhe per dy klubet e tjera Dinamo dhe Studenti, si edhe do te punoj per financimin dhe mbeshtetjen e garave ndershkollore te cilat do t'i sjellin gumezhimin qe i mungon qytetit te Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›