E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadilli Tirana vuan nga mungesa e vendparkimeve publike

Deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli, tha sot se Tirana vuan nga mungesa e vendparkimeve publike, ndërtimi i të cilave janë sot një premtim i pambajtur i Edi Ramës.

Përmes një deklarate për shtyp, Kadilli tha se "megjithëse bashkia ka premtuar vazhdimisht se do të krijojë hapësira për parkime publike, ne jemi dëshmitarë se ato po vijnë duke u pakësuar çdo ditë e më shumë".

"Bashkisë së Tiranës iu deshën plot 11 vjet për të bërë dy vijëzime anës rrugës dhe për t’i quajtur ato parkime, madje edhe me pagesë. Ky improvizim i mjerë i Bashkisë së Tiranës, ngushton rrugët dhe i bën hapësirat e kalimtarëve gjithmonë e më të vogla", tha Kadilli.
A theksoi se 'një qytetar që punon në qendër të Tiranës, nëse parkon automjetin anës rrugës me pagesë, duhet t’i paguajë bashkisë së Tiranës 2 milion e 400 mijë lekë në vit".

"Si pasojë e mungesës së parkimeve ka rritje te ndotjes se ambientit dhe ndotjes akustike nga rëndimi i trafikut, por Edi Ramës nuk i intereson as qytetari i Tiranës e as mirëqenia e tij, aq me pak ndotja dhe gjelbërimi. Atij i intereson vetëm beteja politike kombëtare. Kjo situatë duhet të ndryshojë, pasi të gjithëve na duhet një kryebashkiak për qytetin", tha Kadilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›