E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashamir Shehi: Lulzim Basha, kandidatura me e mire per Tiranen

Kryetari i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, kur flet per garen per Tiranen, e cileson Lulzim Bashen si kandidatin me te mire qe ka nxjerre ndonjehere Partia Demokratike ne zgjedhjet lokale. Shehi thote se i ka bere nje sherbim te madh komunitetit te djathte, pasi ai vete u terhoq nga kandidimi per kryetar bashkie me 8 maj. "Ne, detyren tone, ne njefare menyre, moralisht, e kemi bere. Kur u terhoqa une i kam lene nje hapesire goxha te rendesishme se djathtes per t'i rritur shanset, per te maksimalizuar fitoren ne Tirane. Basha perfaqeson, sigurisht, nje fytyre me te fisshme nga ata qe ka kandiduar Partia Demokratike deri me sot. Basha nuk mund ta perfaqesoje te djathten ne aleance me Levizjen Socialiste per Integrim, me Partine Agrare, me ata qe ishin ministra te socialisteve. Cdo zgjedhje e ka nje cmim, e ka nje avantazh, por edhe nje disavantazh", ka qene deklarata e kreut te LZHK, teksa ka nenvizuar se kandidati socialista Rama mund te jete i disfavorizuar ne keto zgjedhje per shkak se kandidon per here te katert dhe i ka dhene nje ton politik kesaj fushate per zgjedhjet lokale. "Ne zgjedhjet e kaluara e ka pasur te fituar garen z. Rama, madje edhe me diference te madhe. Kete radhe, mendoj se do te jete me ndryshe, per nje mije motive. Nje arsye eshte rikandidimi per here te katert ne krye te bashkise i z. Rama, per ngarkesen politike qe ka marre fushata, dhe kjo mendoj se do te kete nje cmim. Besoj qe gare me te hapur ne kete dekaden e fundit nuk ka pasur ne Tirane", shprehet Shehi. Sipas kreut te LZHK, per here te pare po zhvillohet nje gare e vertete ne kryeqytet, dhe kjo eshte merite e kandidatit te koalicionit te mazhorances. "Une mendoj qe per here te pare ka njelloj rivalizimi, sepse heret e tjera nuk eshte bere gare", ka nenvizuar Shehi. Nderkohe qe kryetari i LZH nuk ka munguar te jape vleresimet e tij per fushaten e deritanishme per zgjedhjet vendore. "Ne gjykimin tim duhet te ishte nje fushate thjesht per komunitetin, me programe dhe bile me programe te afishuara shume kohe me perpara. Ne kete menyre qytetaret do te kishin mundesi te gjykonin mbi keto programe", ka deklaruar Shehi. Duke nenvizuar se keto programe qe shfaqen tani jane thjesht njelloj fasade, nje lloj koperture per problematiken politike, por qytetaret nuk jane ne gjendje te pertypin per dy jave 200 mije propozime dhe skema. "Kjo ishte nje fatkeqesi e madhe per Shqiperine, qe keto zgjedhje nuk u pergatiten sic duhej. Nuk patem as ndonje ligj te ri elektoral qe t'u hapte hapesire komuniteteve per te vendosur. Ne kete menyre ne jemi duke bere nje gjysme zgjedhje politike", tha Shehi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›