Ditelindja e presidentes Jahjaga feston me grate 36-vjetorin

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nuk e kishte paramenduar se ditëlindjen e 36-të do ta festonte në këtë detyrë të lartë. Shumë urime dhe buqeta lulesh ka marrë ajo, por një nder të veçantë presidentes për ditëlindje i ka rezervuar Rrjeti i Grave të Kosovës që i ka dhuruar mirënjohje si shenjë respekti për kontributin e saj disa vjeçar në emancipimin e femrës.
Igballe Rugova, nga Rrjeti i Grave të Kosovës tha se presidentja duke qenë anëtare e këtij rrjeti ka kontribuar në përparimin e gruas dhe tani si presidente, do ta përfaqësojë edhe më denjësisht në shoqërinë e Kosovës.
”Sot i kemi dhuruar një mirënjohje presidentes Jahjaga për kontributin që ka dhënë ajo për avancimin e femrës në Kosovë. Duke pasur parasysh gjithashtu faktin se Jahjaga ka qenë edhe anëtare e Bordit të Grave të Kosovës, e nominuar dhe e votuar nga anëtarët e rrjetit në dhjetor të vitit 2010. Rrjeti i Grupeve të Grave humbi një anëtare , por fitoi një presidente të Kosovës”- tha Igballe Rugova përfaqësuese e Rrjetit të Grave të Kosovës.
Atifete Jahjaga është zgjedhur presidente e Kosovës me 2/3 e votave të deputetëve në Kuvendin e Kosovës me 7 prill, pas marrëveshje së tri partive PDK, LDK dhe AKR. Presidentja Jahjaga është presidentja e parë femër në rajon dhe presidentja me moshën me të re.
Sala Mustafa