E Diel, 1 Nëntor 2026

“Basha mendon për qytetarin, kurse Rama vjen duarbosh në zgjedhje”

01-04-2011 / Gazeta 55

Deklaratë e kreut të listës për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku

Kandidatja për këshilltare bashkie e “Koalicionit për Qytetarin” në Tiranë, Jorida Tabaku, gjatë një prononcimi për mediat, tha se kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ofron një alternative të dëshpëruar për kryeqytetin.
Sipas saj, në një kohë që Basha ka në qendër të vëmendjes së tij interesat e qytetarit, Edi Rama, vjen duarbosh në këto zgjedhje.
“Sot, rraskapitja politike e Edi Ramës provoi edhe një herë se ai e ka mendjen vetëm tek lufta politike dhe jo në zgjidhjen e problemeve të akumuluara në vite në Tiranë.
Lulzim Basha mendon dhe vepron ndryshe. Ai e njeh shumë mirë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Ashtu siç ndërtoi me sukses rrugën Durrës-Kukës, veprën historike kombëtare, po ashtu do të ndërtojë të gjitha akset e reja të Kryeqytetit”, tha ajo.
Sipas saj, tashmë të gjithë e dinë se Edi Rama vjen në këto zgjedhje duarbosh dhe pa bilanc. “Kryeqytetasit janë të zgjuar dhe e kuptojnë se Edi Rama nuk ka asnjë alternative për ta, madje as edhe një rrugë të vetme për ta. Prandaj programi i tij i vetëm është politika e dëshpëruar e përbaltjes, e shpifjes dhe trillimit. Me këtë politikë nuk krijohet asnjë vend i ri pune, nuk ulen taksat, nuk ndërtohet asnjë rrugë apo shkollë e re, nuk ulen çmimet, nuk zgjidhet kolapsi i trafikut, nuk bëhet qyteti më pak i ndotur. Ndërsa për Kryebashkiakun e ardhshëm, Lulzim Basha, e para është Tirana, të parët janë qytetarët e saj, hallet problemet dhe shpresat e tyre për të ardhmen”, përfundoi Tabaku.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›