E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA lëshon robotin eksplorues ''Curiosity'' drejt Marsit

UASHINGTON- SHBA-ja lëshoi sot me sukses drejt planetit Mars robotin ''Curiosity'', më i sofistikuari dhe më i rëndi i dërguar ndonjëherë më parë për ekslorimin e planetit të kuq dhe për të përcaktuar nëse ka jetë ose jo, sipas imazheve të transmetuara drejtpërsëdrejti nga NASA.

Raketa ''Atlas V'' nuk u lëshua në Cap Canaveral në Floride ashtu siç ishte parashikuar në orën 10:02 lokale.

''Ndarja me pjesën e dytë të hedhësit ndodhi pa probleme rreth 44 minuta pas lëshimit'', konfirmuan përgjegjësit e fluturimit.

Roboti duhet të arrijë në Mars në mes të muajit gusht 2012.
(m.a/apf/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›