E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Propozimi i Bildt, i papranueshëm

PRISHTINE- Kryeministri i Republikës së Kosovës e ka cilësuartë papranueshëm dhe të tejkaluar propozimin e ri të ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt, që kërkoi edhe dy tryeza bisedime lidhur me veriun e Kosovës, në një prononcim për mediat kosovare.

“Kosova ka dialoguar me komunitetin ndërkombëtar tri vite në Vjenë për statusin politik. Pavarësia e Kosovës është shpallur në koordinim të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani Kosova është konsoliduar dhe po forcohet si shtet. Edhe Suedia ka qenë pjesë e atyre negociatave për statusin politik dhe e ka njohur Kosovën si të pavarur dhe sovrane. Prandaj është një ide e tejkaluar, plotësisht e papranueshme për Kosovën, dhe e parealizueshme”, ka theksuar Thaçi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›