Fevziu, sot intervistë me ekspertin privat të avokatëve të Metës. Vazhdojnë sulmin mbi drejtësinë
Në emisionin e sotëm Opinion, i cili duket se është kthyer në një dritare propagandistike të Ilir Metës, do të transmetohet intervista e ofruar për këtë emision nga një ekspert italian, që u kontraktua nga Ilir Meta për ekspertimin e videos. Intervista është shembulli se si mund të keqpërdoret një televizion nga pushteti për të pastruar një histori të pastër korrupsioni. Ja intervista e ofruar nga eksperti italian, që u sigurua nga gazeta Tema paraprakisht.
A- Antonio Federico
B- Blendi Fevziu
B- Mirëserdhët, Profesor Federico !
A- Mirëmbrëma !!
B- Mirëserdhët në studion time !
A- Faleminderit !
B- Mirëserdhët dhe një herë tjetër! Do tju desha tju pyes. Ju keni shumë kohë në këtë ,
A: Po!
B: Në këtë angazhim .
A: Kam punuar për 40 vjet tek ENEA. Enti Kombëtar Italian për Inovacionin dhe Energjinë. Ku jemi marrë me metodat për analizimin e sinjaleve për gjëra shumë delikate si psh: Diagnostikimin e Reaktorëve Bërthamorë dhe gjërat të këtij lloj niveli. Për sa i përket veprimtarisë që kam zhvilluar nga pikëpamja gjyqësore, unë nuk jam me profesion ekspert.
B: Po!
A: Unë jam kërkues. Më kanë thirrur në disa raste ku proçeset kishin vështirësi të veçanta.
B: Këtu shoh të shkruara tek CV edhe rastet shumë të njohura. Ta themi të rëndësishme, si çështja MORO, çështja USTIKA dhe përgjimet telefonike të Silvio Berluskonit.
A: Po! Kam bërë këto proçese. Kam bërë dhe proçese të tjera . Çështja MORO ka qënë një ndër rastet më të rëndësishme.
B: Çfarë keni bërë aty tek çështja MORO?
A: Tek çështja MORO, unë dhe kolegët e mi që mbronin personin që ishte akuzuar në fillim se kishte qënë autori i asaj telefonate të tmerrshme në shtëpinë e Kryeministrit MORO, mendohej se ishte një person që nuk kishte të bënte fare.
B: .. Vdekjen e ish kryeministrit.
A: Kryeministri MORO.
B: Po.
A: Në atë rast me metodat që kemi zhvilluar dhe që kemi perfeksionuar sepse ka qënë një rast i madh edhe për përpjekjet kërkimore në Itali, kemi mundur (Ja kemi dalë mbanë) që të zbulojmë origjinën krahinore të atij, i cili fliste në telefon. Dhe pastaj u zbulua se ishte Moretti. Dhe ne kemi treguar se ai kishte atë prejardhje dhe pas dy-tre vjetësh ai personi që ishte nën akuzë u çlirua nga akuza dhe pastaj doli një tjetër, etj.
Nuk ishte një rast i ngjashëm me këtë sepse atje bëhej fjalë që të identifikohej një person. Më i ngjashëm me këtë rast është rasti i Berluskonit.
B: Çështja Berluskoni . Çfarë keni bërë ju për çështjen Berluskoni?
A: Është një çështje e ngjashme me këtë. Në kuptimin që prej disa kohësh përdoren për përgjimet gjyqësore mikrospi. Mikrospi-ja e ka ndryshuar pak kuadrin shkencor të hetimit. Sepse mikrospi-ja mund të jetë e një cilësie të mire, ose të keqe. Mund të përdoret nga persona të aftë, nga persona të paaftë, etj etj. Dhe krijon shumë situata të ndryshme midis tyre. Me disa limite të skajshme të cilësisë si në këtë rast. Dhe nga ana tjetër si edhe çështja e Berluskonit. Edhe atje nuk ishin titrat e programit televiziv që në këtë rast janë skandaloze por le ta themi thelbësisht në rastin kur redaktori ka menduar që zëvëndësoi me dëgjimin e tij atë çka dëgjuesit duhet të kishin bërë me kokën e tyre dhe me veshët e tyre duke dëgjuar kur kemi një sinjal që praktikisht është i padëgjueshëm në shumë pika. Dhe në atë rastin tjetër, Berluskoni, patëm një gjë të ngjashme, patëm disa persona që morën shënim nëpër copa letre. Pra le ta themi që nga ana teknike nuk është shumë .. në të dyja rastet sinjali ishte praktikisht ishte Lemeri.
B: Në këtë çështje, pra në çështjen Meta- Prift, kur ju jeni kontaktuar menjëherë pas çështjes?
A: Duhet të kemi parasysh, dhe më vjen keq për këtë, që unë nuk e njoh, dhe për këtë u kërkoj falje telespektatorëve shqiptarë që janë kaq të durueshëm, nuk e njoh gjuhën shqipe, dhe për pasojë nuk e njoh shumë mirë atë çka ndodh në Shqipëri. Unë e ndjek këtë gjë nëpërmjet lajmeve të gazetave dhe të televizioneve.
B: Në italisht???
A: Në Italishte. Shumë konsekucio temporum mund të më shpëtojnë, pra se si ka qënë rrjedhoja e ngjarjeve, për këtë gjë ndoshta nuk do të isha i saktë, dhe mund të them .
B: Le të flasim për videon .
A: Më kanë dhënë një video, CD, pra thelbësisht.
B: Që ishte kopje origjinale?
A: Që kishin dhënë të gjitha televizionet.
B: Ishte kopje origjinale apo produkti i transmetuar i televizionit?
A: Nuk mund të jetë një original, tashmë ishte një filmim, i montuar, ishte një produkt studioje televizive.
B: Cila është diferenca midis një produkti origjinal dhe një produkti të një studioje televizive?
A: Unë prodhoj një sekuencë pamjesh edhe tingujsh nëpërmjet një instrumenti cfaredo , zakonisht nëpërmjet një telekamere, pastaj mund të bëjë montazhe, mbivendosje, kthime mbrapa, prerje, pra mund të bëj çdo gjë. Normalisht e bëj këtë gjë për ta bërë programin më të pëlqyeshëm për dëgjuesit, për të dëgjuar atë që flet Në atë rast nuk u duk menjëherë, dhe nga përvoja e rasteve si ky doli që nuk bëhej fjalë për një çështje plotësisht të pafajshme që thelbësisht është me të vërtetë e papranueshme që në pamundësinë për të garantuar dëgjimin e telespektatorëve me veshët e tyre të një mesazhi të caktuar duke u mbështetur tek i cili duhet të krijohet një opinion për çështjen për të cilën flitet, të cilën unë nuk e njihja. As aktorët e kësaj çështjeje, as atë për të cilën bëhet fjalë. Pra me pak fjalë, ata në atë studio janë orvatur që të përmirësojnë cilësinë e këtij sinjali, por operacioni që nuk u doli as atyre , as edhe të tjerëve në vijim siç do ta shohim pastaj ata kanë bërë një montazh edhe janë sajuar duke vënë poshtë shkrimet e titrave. Ky operacion nuk mund të përkufizohet si ilegal por thelbësisht është i paligjshëm.
B: Në çkuptim? Në kuptimin juridik?
A: Jo, le ta themi, në kuptimin e respektimit të zgjuarsisë të dëgjuesve.
B: Gazetarët bëjnë gjithmonë sepse nuk mund të transmetohet një, le ta themi, një fjalim i plotë, bëhen gjithmonë.
A: Por tek ne në Itali në këtë çast, ju ndoshta keni dëgjuar të flitet, ne nuk bëjmë gjë tjetër përveçse të vazhdojmë të dëgjojmë përgjimet telefonike mbi çështjet më të çuditshme me, private etj etj. Por janë përgjime telefonike të kryera me kriter shkencor dhe të bëra nga prokuroritë, pra nga persona që . Dhe pastaj transmetohen ashtu siç janë dhe telespektatori dëgjon me veshët e veta . Askush nuk i përsërit
B: Edhe këtu telespektatorët ka
