E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha në Hungari, vlerëson bashkëpunimin

Me ftesë të ministres së Jashtme të Hungarisë, Kinga Goncz, ministri Lulzim Basha, ka zhvilluar dje një vizitë zyrtare në Hungari. Në qendër të takimit ishin çështjet e bashkëpunimit dypalësh, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE, liberalizimi i vizave për shtetasit shqiptarë në hapësirën shengen dhe zhvillimet në rajonin tonë. Ministri Basha ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera politike që ekzistojnë midis dy vendeve tona, mbështetjen tepër të çmuar që Hungaria i ka dhënë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›