Mediu-Hoxha "ballafaqohen" në prokurori
Dy ish-drejtuesit e ushtrisë
shqiptare, ai politik dhe
ushtarak, janë "përplasur"
dje në Prokurorinë e Përgjithshme,
ku janë marrë të pandehur
të dy në lidhje me ngjarjen e Gërdecit.
Fatmir Mediu dhe Luan Hoxha
akuzohen për shpërdorim detyre,
ndërsa kanë akuzuar sërish
njëri-tjetrin për përgjegjësinë e
ngjarjes së 15 marsit, ku një depo
municioni shpërtheu në fshatin
Gërdec. Mediu këmbënguli se
përgjegjësia për ngjarjen ishte
tërësisht e ushtarakëve. Sipas tij,
ata nuk kishin marrë masat e sigurisë
teknike në "fabrikë". Ndërsa
ish-shefi i shtabit të përgjithshëm
këmbënguli se kishte zbatuar
detyrat e eprorit të tij politik për
ngritjen e bazës në Gërdec, shtoi
se e gjithë procedura nuk ishte
miratuar nga ushtria, por nga formacioni
politik në Ministrinë e
Mbrojtjes. Dëshmitë e dy ishfunksionarëve
të lartë, njëri i shkarkuar
(Luan Hoxha) dhe tjetri i
dorëhequr (Fatmir Mediu), janë
"ballafaquar" dhe do të përdoren
si të dhëna në kërkesën për gjykim
që Prokuroria e Përgjithshme do të
dërgojë në Gjykatën e Lartë.
Përgjegjësit ushtarakë
Zyrtarët e Ministrisë së
Mbrojtjes dhe ish-gjeneralët në
Shtabin e Përgjithshëm janë paraqitur
në Prokurorinë e Përgjithshme
për t‘u njohur me akuzën. I
pari që ka hyrë në prokurori ka qenë
avokati Mark Pëllumbi, i cili mbron
interesat e gjeneralit Dashnor
Çaushi. Ai i kërkoi organit të akuzës
që procesi i komunikimit të
akuzave të shtyhet, pasi klienti i tij
ndodhet jashtë qytetit të Tiranës.
Seanca e pyetjeve është zhvilluar
në orën 08:30 të ditës së djeshme. I
dyti që ka hyrë në Prokurorinë e
Përgjithshme ka qenë ish-shefi i
shtabit, Luan Hoxha. Mësohet se
Hoxha ka preferuar që të flasë gjatë
para prokurorëve duke sqaruar
akuzën e ngritur ndaj tij. Ai u ka
servirur hetuesve dokumente që
vërtetojnë se kishte marrë urdhër
nga eprori i tij politik, Fatmir Mediu,
për ngritjen e "fabrikës" në Gërdec.
Madje ai sqaroi se Shtabi i Përgjithshëm
është anashkaluar për demontimin
e armëve. Pas dëshmisë së
Hoxhës janë njohur me akuzën
edhe gjeneralë të tjerë, Zija Bahja
dhe Shpëtim Spahiu. Ata kanë
ripërsëritur se kanë marrë urdhra
me shkrim nga ministri dhe kanë
vepruar sipas tyre për transportimin
e municioneve.
Përgjegjësit politikë
Ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir
Mediu, akuza i është komunikuar
nga prokurorët e çështjes së "Gërdecit"
rreth orës 13:15 të ditës së
djeshme. Për më se një orë Mediu
ka qenë në organin qendror të
akuzës me avokatin e tij Ardian
Visha, ish-funksionar në Prokurorinë
e Përgjithshme gjatë drejtimit
të Theodhori Sollakut. Mediu është
njohur me shkeljet që prokurorët
i atribuojnë atij veçanërisht për
pjesën e zgjedhjes së fshatit Gërdec
si vendi ku do demontoheshin
municionet, si dhe transportimit të
municioneve nga depot me kamionët
e ushtrisë për llogari të kompanisë
së Mihal Delijorgjit. Avokati
mbrojtës i deputetit republikan
pa imunitet, Ardian Visha, konfirmoi
se prokurorët i kishin komunikuar
Fatmir Mediut akuzën e
"shpërdorimit të detyrës" në vendimin
për të përcaktuar Gërdecin si
vend për demontimin e municioneve.
"Nuk ka asgjë të re në dosje,
nga kërkesa që prokuroria dërgoi në
Kuvend për të kërkuar heqjen e
imunitetit të Fatmir Mediut", tha
avokati Visha, duke shtuar se nuk
është e drejtë mënyra ligjore që ka
përdorur prokuroria gjatë kësaj faze
hetimi. Ai shtoi se prokuroria pas
kohës që kërkoi heqjen e imunitetit
ndaj klientit të tij, nuk ka kryer asnjë
veprim. Mbrojtja e Mediut mund
të "kopjojë" të pandehurin Lulzim
Basha, që ka kundërshtuar në çdo
pikë organin e akuzës. Gjithsesi,
deputetit pa imunitet ka respektuar
institucionet kushtetuese dje,
duke marrë pjesë personalisht
gjatë aktit të komunikimit të
akuzës.
Prokuroria: 40 të pandehur për tragjedinë e Gërdecit
Ushtarakët dhe zyrtarët që
kanë vënë "dorë" për ideimin,
funksionimin dhe punën në
"fabrikën e Gërdecit", do të vihen
para përgjegjësisë ligjore. Nuk ka
përjashtim për askënd. Prokuroria
e Përgjithshme konfirmoi dje
pasdite se për tragjedinë ka marrë
40 të pandehur, një shifër jashtëzakonisht
e madhe. Dje janë
njohur me akuzat 10 prej tyre,
ndërsa sot pritet që të tjerë persona
të paraqiten në prokurori
për t‘u njohur me akuzën. Mes
tyre janë këshilltarë ligjorë të ishministrit
të Mbrojtjes, si dhe funksionarë
të tjerë në këtë ministri,
që kanë pasur ose kanë ndihmuar
për ndërtimin e "fabrikës". Nuk
përjashtohet që midis të pandehurve
të ketë edhe persona të cilët
kanë pasur dijeni për ndërtimin e
bazës. Ata mund të akuzohen për
moskallëzim krimi. Por seanca që
pritet sot në Prokurorinë e
Përgjithshme do të jetë edhe për
rangun e dytë të ushtarakëve,
kolonelëve dhe personave të
tjerë ushtarakë që kanë ndihmuar
shoqërinë "Albademil" për ta
furnizuar me municione. "Sot
pritet që në Prokurorinë e
Përgjithshme të paraqiten personat
e tjerë që janë marrë të pandehur.
Rreth 40 persona janë të
akuzuarit, ku krahas VIP-ave që u
janë komunikuar akuza, persona
të tjerë do të njihen me atë sot",
thanë burimet, të cilat saktësojnë
se këta persona janë zbatuesit e
urdhrave që kanë dhënë ish-zyrtarët
e Ministrisë së Mbrojtjes dhe
ish-zyrtarët e Shtabit të Përgjithshëm.
Por një seri tjetër komunikim
akuzash do të jetë edhe ditën
e nesërme, që do të prekë të gjithë
personat të cilët kanë pasur dijeni
për "fabrikën" e municioneve
në Gërdec.
shqiptare, ai politik dhe
ushtarak, janë "përplasur"
dje në Prokurorinë e Përgjithshme,
ku janë marrë të pandehur
të dy në lidhje me ngjarjen e Gërdecit.
Fatmir Mediu dhe Luan Hoxha
akuzohen për shpërdorim detyre,
ndërsa kanë akuzuar sërish
njëri-tjetrin për përgjegjësinë e
ngjarjes së 15 marsit, ku një depo
municioni shpërtheu në fshatin
Gërdec. Mediu këmbënguli se
përgjegjësia për ngjarjen ishte
tërësisht e ushtarakëve. Sipas tij,
ata nuk kishin marrë masat e sigurisë
teknike në "fabrikë". Ndërsa
ish-shefi i shtabit të përgjithshëm
këmbënguli se kishte zbatuar
detyrat e eprorit të tij politik për
ngritjen e bazës në Gërdec, shtoi
se e gjithë procedura nuk ishte
miratuar nga ushtria, por nga formacioni
politik në Ministrinë e
Mbrojtjes. Dëshmitë e dy ishfunksionarëve
të lartë, njëri i shkarkuar
(Luan Hoxha) dhe tjetri i
dorëhequr (Fatmir Mediu), janë
"ballafaquar" dhe do të përdoren
si të dhëna në kërkesën për gjykim
që Prokuroria e Përgjithshme do të
dërgojë në Gjykatën e Lartë.
Përgjegjësit ushtarakë
Zyrtarët e Ministrisë së
Mbrojtjes dhe ish-gjeneralët në
Shtabin e Përgjithshëm janë paraqitur
në Prokurorinë e Përgjithshme
për t‘u njohur me akuzën. I
pari që ka hyrë në prokurori ka qenë
avokati Mark Pëllumbi, i cili mbron
interesat e gjeneralit Dashnor
Çaushi. Ai i kërkoi organit të akuzës
që procesi i komunikimit të
akuzave të shtyhet, pasi klienti i tij
ndodhet jashtë qytetit të Tiranës.
Seanca e pyetjeve është zhvilluar
në orën 08:30 të ditës së djeshme. I
dyti që ka hyrë në Prokurorinë e
Përgjithshme ka qenë ish-shefi i
shtabit, Luan Hoxha. Mësohet se
Hoxha ka preferuar që të flasë gjatë
para prokurorëve duke sqaruar
akuzën e ngritur ndaj tij. Ai u ka
servirur hetuesve dokumente që
vërtetojnë se kishte marrë urdhër
nga eprori i tij politik, Fatmir Mediu,
për ngritjen e "fabrikës" në Gërdec.
Madje ai sqaroi se Shtabi i Përgjithshëm
është anashkaluar për demontimin
e armëve. Pas dëshmisë së
Hoxhës janë njohur me akuzën
edhe gjeneralë të tjerë, Zija Bahja
dhe Shpëtim Spahiu. Ata kanë
ripërsëritur se kanë marrë urdhra
me shkrim nga ministri dhe kanë
vepruar sipas tyre për transportimin
e municioneve.
Përgjegjësit politikë
Ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir
Mediu, akuza i është komunikuar
nga prokurorët e çështjes së "Gërdecit"
rreth orës 13:15 të ditës së
djeshme. Për më se një orë Mediu
ka qenë në organin qendror të
akuzës me avokatin e tij Ardian
Visha, ish-funksionar në Prokurorinë
e Përgjithshme gjatë drejtimit
të Theodhori Sollakut. Mediu është
njohur me shkeljet që prokurorët
i atribuojnë atij veçanërisht për
pjesën e zgjedhjes së fshatit Gërdec
si vendi ku do demontoheshin
municionet, si dhe transportimit të
municioneve nga depot me kamionët
e ushtrisë për llogari të kompanisë
së Mihal Delijorgjit. Avokati
mbrojtës i deputetit republikan
pa imunitet, Ardian Visha, konfirmoi
se prokurorët i kishin komunikuar
Fatmir Mediut akuzën e
"shpërdorimit të detyrës" në vendimin
për të përcaktuar Gërdecin si
vend për demontimin e municioneve.
"Nuk ka asgjë të re në dosje,
nga kërkesa që prokuroria dërgoi në
Kuvend për të kërkuar heqjen e
imunitetit të Fatmir Mediut", tha
avokati Visha, duke shtuar se nuk
është e drejtë mënyra ligjore që ka
përdorur prokuroria gjatë kësaj faze
hetimi. Ai shtoi se prokuroria pas
kohës që kërkoi heqjen e imunitetit
ndaj klientit të tij, nuk ka kryer asnjë
veprim. Mbrojtja e Mediut mund
të "kopjojë" të pandehurin Lulzim
Basha, që ka kundërshtuar në çdo
pikë organin e akuzës. Gjithsesi,
deputetit pa imunitet ka respektuar
institucionet kushtetuese dje,
duke marrë pjesë personalisht
gjatë aktit të komunikimit të
akuzës.
Prokuroria: 40 të pandehur për tragjedinë e Gërdecit
Ushtarakët dhe zyrtarët që
kanë vënë "dorë" për ideimin,
funksionimin dhe punën në
"fabrikën e Gërdecit", do të vihen
para përgjegjësisë ligjore. Nuk ka
përjashtim për askënd. Prokuroria
e Përgjithshme konfirmoi dje
pasdite se për tragjedinë ka marrë
40 të pandehur, një shifër jashtëzakonisht
e madhe. Dje janë
njohur me akuzat 10 prej tyre,
ndërsa sot pritet që të tjerë persona
të paraqiten në prokurori
për t‘u njohur me akuzën. Mes
tyre janë këshilltarë ligjorë të ishministrit
të Mbrojtjes, si dhe funksionarë
të tjerë në këtë ministri,
që kanë pasur ose kanë ndihmuar
për ndërtimin e "fabrikës". Nuk
përjashtohet që midis të pandehurve
të ketë edhe persona të cilët
kanë pasur dijeni për ndërtimin e
bazës. Ata mund të akuzohen për
moskallëzim krimi. Por seanca që
pritet sot në Prokurorinë e
Përgjithshme do të jetë edhe për
rangun e dytë të ushtarakëve,
kolonelëve dhe personave të
tjerë ushtarakë që kanë ndihmuar
shoqërinë "Albademil" për ta
furnizuar me municione. "Sot
pritet që në Prokurorinë e
Përgjithshme të paraqiten personat
e tjerë që janë marrë të pandehur.
Rreth 40 persona janë të
akuzuarit, ku krahas VIP-ave që u
janë komunikuar akuza, persona
të tjerë do të njihen me atë sot",
thanë burimet, të cilat saktësojnë
se këta persona janë zbatuesit e
urdhrave që kanë dhënë ish-zyrtarët
e Ministrisë së Mbrojtjes dhe
ish-zyrtarët e Shtabit të Përgjithshëm.
Por një seri tjetër komunikim
akuzash do të jetë edhe ditën
e nesërme, që do të prekë të gjithë
personat të cilët kanë pasur dijeni
për "fabrikën" e municioneve
në Gërdec.