Ligjet miratojnë projektligjin për regjistrim e banesave
Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje mes debateve me opozitën projektligjin për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave. Mazhoranca ka propozuar dhe miratuar ngritjen e një komisioni, i cili do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, i cili do të regjistrojë banesat dhe krejt popullsinë deri në vitin 2011. Gjithashtu, do të jetë ky komision, i cili do të hartojë edhe formularin. Por deputetët e opozitës kanë kërkuar që modeli i formularit të miratohet nga Kuvendi dhe jo nga qeveria.