E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Qeveria dështoi me buxhetin 2008

Socialistët iu rikthyen dje pretendimit se vendi ynë është midis vendeve të Afrikës në transparencën e procesit të buxhetimit të vendit. "Kjo është një sjellje konstante e tipit ‘bunker‘ e qeverisë shqiptare, duke vonuar për 40 ditë bërjen publike të rezultateve të buxhetit të vitit 2008", u shpreh nënsekretari i programit, Ilir Beqja. Sipas tij, as ndryshimet e bëra në fund të dhjetorit 2008 me aktin normativ nuk e shpëtuan Sali Berishën të realizonte planin e vet të të ardhurave. "Krahasuar me buxhetin suplementar të korrikut 2008 munguan gjithsej 155 milionë USD", tha Beqja.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›