Basha në Itali, Corriere della Sera: Turizmi dhe kultura mes Romës dhe Tiranës
ROME – Gazeta prestigjioze italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar një artikull të posaçëm vizitës së kreut të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në Romë, nën titullin “Turizmi dhe kultura mes Romës dhe Tiranës”.
Kjo ishte një vizitë e shpejtë, por e pasur me stimuj- nis artikullin e saj gazeta italiane, - vizitë që hap perspektivat e bashkëpunimit ekonomik mes dy kryeqyteteve.
Në artikull shkruhet se kryebashkiaku Basha ka marrë shkas nga takimi me kreun e Bashkisë së Romës, kur deklaron se vendet që janë veç një orë larg njeri-tjetrit duhet të kenë më shumë bashkëpunim.
“Energjia, infrastruktura, telelkomunikacioni dhe ndërtimi i Tiranës janë fushat ku mund të bashkëpunohet. Bota është në një kohë të vështirë, por kjo mund të na bëjë ne më të fortë për të thelluar lidhjet dhe zbatuar reformat.” - mendon kryebashkiaku i Tiranës.
Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës nuk nguron të flasë për gazetën italiane në lidhje me projektet e tij për lehtësimin e klimës se biznesit në kryeqytetin shqiptar, përjashtimin nga taksat katër vitet e para për bizneset që punësojnë mbi 50 persona, reduktimin dhe eliminimin e një pjese taksash dhe tarifash vendore, por dhe stimujt që sipas tij, Bashkia e Tiranës duhet të japë për të rinjtë.
Për Bashën, Roma është partner strategjik dhe tashmë ambiciet janë qe Tirana të ndiejë më pranë ndihmën e saj në projekte të mëdha, si bulevardin kryesor, parqet e reja, tramvajin, etj.
(er.nu/news24/BalkanWeb)