Birësimi, mbi 3 muaj për t'u bërë me fëmijë
Për të gjithë ata prindër që kanë provuar të gjitha mënyrat për të pasur fëmijë por nuk kanë mundur, ekziston mundësia e birësimit. Aktualisht në vendin tonë vepron Komiteti Shqiptar i Birësimeve, i cili merret me të gjitha procedurat e nevojshme dhe që në bazë të kërkesave realizon dhe marrjen e një fëmije. Për të gjithë ata persona apo çifte që e kanë menduar këtë alternativë, këshilltari juridik i këtij komiteti Genci Tërpo shpjegon procedurat e nevojshme dhe kriteret që duhet të plotësojnë personat e interesuar. . .
Cilat janë procedurat që duhet të ndjekë një person i interesuar për të birësuar një fëmijë?
Procedura e parë është që çifti t'i drejtohet me një kërkesë Komitetit Shqiptar të Birësimeve ku parashtron arsyet konkrete që e shtyjnë për të birësuar një fëmijë. Pasi njihet dhe me dokumentacionin e nevojshëm që duhet të paraqesë nga institucioni lidhur me plotësimin e dosjes si aplikant për të punësuar fëmijë është i detyruar më pas të ndjekë procedurat e këshillimit apo procedurat e investigimit që bëjnë specialistët e këtij komiteti lidhur me evidentimin e mundësive që ka ky çift apo ky person për të birësuar fëmijë.
Cilat janë dokumentet që duhet të paraqiten?
Dokumentet që çifti paraqet në Komitetin Shqiptar të Birësimeve janë: certifikatë personale, certifikatë martese, dokument mjekësor që tregon që ai është i aftë për të birësuar fëmijë por nga ana tjetër që nuk ka kaluar sëmundje të rënda që mund të krijojnë probleme në mjedisin e edukimit të një fëmije, analizat e AIDS dhe Hepatiti B. Gjithashtu paraqet të dhëna lidhur me aftësitë e tij ekonomike për të mbajtur familje, por edhe për të rritur dhe edukuar fëmijën që do të thotë që personi duhet të jetë në marrëdhënie pune të paguajë sigurimet shoqërore, dokument që konfirmon faktin që ky person disponon një pronë pra ka një objekt ku banon që është brenda standardeve dhe kushteve për të garantuar një rritje dhe edukim, dokumente që tregojnë të ardhurat që mund të ketë ai nga qiratë apo aktivitete të ndryshme, biznese nëse ka sepse ky nuk është kriter i domosdoshëm. Gjithashtu paraqet dëshminë e penalitetit që ai nuk është dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar nga një gjykatë shqiptare apo e huaj. Paraqet dhe një deklaratë noteriale ku ai mban përgjegjësi mbi deklarimet që bën ku tregon arsimin që ka pasur, mundësitë që ai ka, vendin e punës ku punon, të ardhurat që disponon, sjelljen e tij. Gjithashtu paraqet dhe një dokument nga lagjja, nga komuna apo bashkia ku ai ose ajo apo çifti banon ku paraqitet fakti që këta janë persona që disponojnë një vlerësim të lartë moral dhe nuk krijojnë probleme apo shqetësime për shoqërinë ku ata jetojnë. Përveç kësaj paraqesin dokumente që të afërm apo familjarë i mbështesin në këtë lloj procedure që kanë marrë.
Sa zgjat një procedurë birësimi?
Procedura e aplikimit që në momentin që paraqitet dokumentacioni deri në momentin që merret pjesë në seancat këshillimore shkon 3 muaj. Më pas personi vendoset në listën e pritjes deri sa ti propozohet një fëmijë. Këtu nuk ka një përcaktim sepse mund të jetë një periudhë që mund të mos ketë fëmijë të braktisur dhe normalisht janë të detyruar të presin deri sa të ketë një fëmijë.
Cilat janë disa kritere që mund të përcaktohen nga familjet birësuese dhe a ka parapëlqime për birësimet mbi moshën, seksin etj?
Vetë ligji të krijon mundësi të përcaktosh disa kritere, por nuk mund të vendosen kritere që janë të vështira për t'u realizuar. Pra nuk mund të vendosësh kritere diskriminuese. Gjithnjë synohet të vendosen kritere që nuk janë diskriminuese. Ne i lejojmë çiftet që të vendosin një kriter për moshën e fëmijës apo gjininë e fëmijës.
A ka kritere për moshën e birësuesve?
Komiteti Shqiptar i Birësimeve ka tentuar që të realizojë birësime duke iu referuar kriterit të moshës sepse nuk mund të birësojë një fëmijë 1 vjeç një person i moshës 55 vjeç sepse nuk ka kuptim. Pra si të thuash specialistët e institucionit mundohen të bëjnë një vlerësim të posaçëm sipas moshës të çiftit, kritereve që ai disponon edhe kushtet që kërkon një fëmijë në atë moshë që ai ka.
Kryesisht çfarë parapël-qejnë shqiptarët?
Çiftet shqiptare kur vjen procedura e birësimit dominohen kryesisht nga femrat dhe femrat ndjejnë më shumë afektivitet kur birësojnë një vajzë sesa një djalë paçka se me kalimin e kohës ne kemi arritur t'i bindim që është e njëjta gjë si të birësosh një vajzë apo një djalë.
Kush është i prirur më tepër për të birësuar?
Vetë ligji e përcakton që Komiteti i Birësimeve përgjithësisht synon t'u krijojë kushte shtetasve shqiptarë për të birësuar fëmijë. Në rastin kur një fëmijë nuk arrin të birësohet brenda shtetit shqiptar, fëmija i propozohet një çifti të huaj që mund ta birësojë.
Si e shihni procedurën e birësimeve?
Në Shqipëri është plotësuar në mënyrë definitive kuadri ligjor që bën të mundur ndjekjen e të gjitha procedurave ashtu siç i ka BE. Natyrisht që duhet të kuptohet që Shqipëria është një vend në tranzicion dhe ne jemi përpjekur hap pas hapi që të implementojmë pothuajse që të gjitha praktikat që disponon Evropa lidhur me birësimin.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)