E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH, Leskaj: Jo kontrolle formale, luftë korrupsionit

TIRANE - Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj bëri analizën vjetore të punës së institucionit që ai drejton për vitin 2011.
Leskaj deklaroi se gjatë vitit që lamë pas janë zhvilluar 152 kontrolle dhe janë marrë 1605 masa administrative ku vetëm 1108 janë zbatuar.

Duke garantuar se KLSH-ja nuk do të zhvillojë më auditime formale e as gjetje shkelësish pa ndëshkimin përkatës, Leskaj theksoi se lufta kundër korrupsionit do të vijojë me efikasitet.

“Nuk mund të pretendojmë se luftojmë me efikasitet korrupsionin dhe nuk propozojmë largimin nga puna dhe kallëzim në prokurori për shkelësit e ligjit. Korrupsioni nuk është as i kuq e as blu, ai ka vetëm një ngjyrë, të zezë dhe për këtë do të luftohet në çdo Bashki e komunë, pavarësisht nëse drejtohet nga socialistët apo demokratët.” - deklaroi Leskaj.

Kreu i KLSH-së kërkoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e Prokurorisë, qeverisë dhe çdo institucioni në luftën kundër korrupsionit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›