E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbikëqyrje elektronike për të dënuarit, firmoset marrëveshja

TIRANË- Nënshkruhet marrëveshja për mbykqyrje elektronikle për të dënuarit. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth dhe Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi nënshkruan sot marrëveshjen, e cila parashikon mbikqyrjen elektronike të shtetasve që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare.

Ministri i Drejtësisë Halimi në në fjalën e tij duke e cilësuar OSBE-në një partner të rëndësishëm në fushën e drejtësisë, e cilësoi refromën për mbikqyrjen elektronike si më ambiciozen.

"Kjo reformë, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, do të rrisë sigurinë publike dhe garantojë ekzekutimin e vendimeve penale",-theksoi Halimi.

Ambasadori Wollfarth duke vlerësuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë nënvizoi se kjo refomrë është më modernia në rajon.

"Kjo reformë është më modernia për sistemin e drejtësisë që do e bëjë Shqipërisë lidere në rajon",- theksoi Wollfarth.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›