Basha ne Kombinat Tramvaj dhe zhvillim te lagjeve
Beteja për Tiranën e ka ndalur Lulzim Bashën në Kombinat. Kandidati demokrat për kryebashkiakun e ri të kryeqytetit ka premtuar zgjidhje të problemeve të transportit publik nëpërmjet ndërtimit të linjës së tramvajit.
“Unë kam planin për tramvajin. Duhet të lidh në rradhë të parë pikat e largëta të qytetit, Kinostudion me Kombinatin, Trenin dhe më poshtë me Tiranën e Re. pastaj të lejoj autobusët t’i shërbejnë gjithë rrugëve të tjera” tha Basha.
Kombinati numëron rreth 60 mijë banorë dhe transporti publik është një nga problemet më serioze të zonës. Kjo ishte dita e pestë e fushatës së kandidatit për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha, në turin e tij të dëgjimit problemeve të banorëve dhe shpalosjes së platformës së tij.
Elona Gjylmi