Basha në Lezhë: Dëmshpërblim për të prekurit nga përmbytjet
LEZHE- Duke pranuar gjendjen e rëndë që ekziston në zonat e përmbytura në Lezhë, ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha ka premtuar dëmshpërblimin e banorëve, gjatë një inspektimi të bërë sot në zonat e prekura. Sipas ministrit Basha të gjitha familjet, shtëpitë e të cilave janë prekur nga përmbytjet do të inspektohen për të ëprcaktuar dëmet dhe për të marrë masa për tu ardhur në ndihmë.
“Situatë problematike paraqitet jo vetëm në qarkun e Lezhës por në shkallë vendi. Situata po monitorohet hap pas hapi e janë marrë të gjitha masat. Në total janë prekur rreth 40 banesa, për secilën prej tyre pushteti lokal ka identifikuar dëmtimet e bëra.” Theksoi basha ndërsa kërkoi që kjo situatë të mos përdoret politikisht.
Ministri i Brendshëm , i cili shoqërohej dhe nga drejtues të pushtetit vendor dhe Shtabit të Emergjencave Civile, ka inspektuar dhe hidrovoret kullues dhe sipas tyre gjithcka është nën kontroll. Ndërkohë banorët janë shprehur në media se shkak i përmbytjeve ka qenë mosfunksionimi i hidrovoreve dhe kanaleve kulluese. (e.n/News24/BalkanWeb)