E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Camët e minoritarët, urë lidhëse Shqipëri-Greqi

SARANDE- Camët dhe minoritarët janë dy ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Grqisë, deklaroi dje gjatë një takimi në Sarandë me simpatizantë të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, kryetari i kësaj partie Shpëtim Idrizi. Ai bëri thirrje ëpr mëbshtetjen e këtyre dy komuniteteve, si dy komunitete të marxhinalizuara gjatë periudhës komuniste.

“Rrethi i Sarandës ka në përbërjen e tij shumë fshatra me minoritarë. Camët dhe minoritarët kanë ndjerë diskriminimin dhe marxhinalizimin nën regjimin komunist. Camët dhe minoritarët janë ura të vërteta të bashkëpunimit dhe fqinjësisë jo vetëm midis tyre por edhe midis dy vendeve Greqisë e Shqipërisë” u shpreh kreu i PDU.
Idrizi theksoi se partia që ai drejton do të jetë një zë i fortë ëpr shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe diasporës, si një parti me karakter kombëtar, pa bërë ndarje mes shqiptarëve kudo që ata ndodhen.

“Partia për Drejtësi dhe Unitet do të jetë parti e interesit kombëtar, e zgjidhjes së cështjes kombëtare kudo në Ballkan. Në Kosovë, ku aspirata kryesore është njohja e pavarësisë, në Maqedoni ku aspirata kryesore është përparimi i statusit kombëtar të shqiptarëve” tha Idrizi ndërsa bëri të ditur themelimin e grupit të patriotëve të rinj që do të jetë i atashuar me PDU-në.
Partia Drejtësi dhe Unitet do të vijojë takimet në qytete të tjera të vendit dhe jashtë tij për të përhapur idetë e një partie me karakter kombëtar që i nevojitet spektrit politik shqiptar.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›