20-vjetori i rënies së Murit të Berlinit kthehet në “Festivalin e lirisë”
BERLIN- Në Gjermani po zhvillohen ceremonitë me rastin e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë ditës së sotme ka vizituar kalimin e dikurshëm kufitar ndërmjet pjesës lindore dhe perëndimore dhe ka vlerësuar se ia ka vlejtur angazhimi “për shkak të gjeneratës së re”, që është mishëruar në Bashkimin Evropian. Në këtë pjesë të kremtimit të rënies së Murit të Berlinit ishin të pranishëm edhe ish-lideri sovjetik, Mihael Gorbaçov, ish-lideri i “Solidaritetit”, Leh Valensa, presidentit Francez, Nikolas Sarkozi, Kryeministri Britanik Gordon Braun etj.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka falenderuar gjatë një fjalimi të shkurtër që e ka mbajtur para qindra vetave ish liderin Sovjetik Gorbacov dhe Valensen për rënien e murit dhe bashkimin e Gjermanisë. “Jemi mbledhur këtu që të gëzohemi për atë që u bë e mundur të ndodhë në nëntorin e 1989-ës. Ajo ishte rezultat i historisë së gjatë të tiranisë dhe luftës kundër tiranisë”. “Ne në Gjermani nuk ishim të parët që luftuam kundër komunistëve. Por, ishim këtu kur mori fund Lufta e Ftohtë. Prandaj, është kënaqësi dhe nder i veçantë që emrat si Mihail Gorbaçov dhe Leh Valensa të jenë me ne këtu”, tha Merkel. Kancelarja Merkel tha se tashmë po rritet gjenerata e re që është e mishëruar në Bashkimin Evropian.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, gjatë ceremonive të ditës së sotme, deklaroi: “Jam shumë e gëzuar që gjendem në Berlin për këtë ngjarje historike. Në qytetin që do të thoshte aq shumë jo vetëm për popullin gjerman, por edhe për evropianët, amerikanët dhe gjithë botën. Gjej rastin të uroj kancelaren jo vetëm për rastin e sotëm, por për punën që ajo dhe qeveria e saj po bëjnë”, tha Klinton.
Nga kapërcimi i ndarjes në qendër të Evropës, simbol i së cilës ishte Muri i Berlinit, kanë fituar të gjithë, deklaroi lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov. Ai tha se muri nuk u rrëzua nga qielli dhe për këtë vendim udhëheqësist sovjetikë i duhej guxim i madh, për të shtuar se heronjtë kryesorë të bashkimit të Gjermanisë janë rusët dhe gjermanët. Gorbaçov, të cilin jo rrallë herë e kritikojnë se nuk vuri kushte më të ashpra për bashkimin e Gjermanisë, i bëri këto komente për agjencinë ruse Itar-Tass, ku shprehu bindjen se drejtësia historike është në anën e tij.
Manifestimi qendror me rastin e 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit është emërtuar “Festivali i lirisë”, që mbahet te dyert e Brendenburgut në qendër të Berlinit. Pjesa më atraktive e manifestimit është rrënimi simbolik i pllakës gjigante të bërë nga dominotë.
(m.a/News24/BalkanWeb)