E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterolit në gjak

OKLAHOMA- Një lajm i mirë arrin nga Universiteti i Oklahomës, SHBA. Nga një studim i fundit, shkencëtarë kanë vërejtur se luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Studiuesit gjatë 4 javëve kanë përcjellë gra të cilat vuajnë nga sindroma metabolike dhe të cilat kanë konsumuar çdo ditë nga 25 gramë pluhur nga luleshtrydhet e ngrira dhe të thara. Ata kanë vërejtur një ulje të nivelit të kolesterolit të përgjithshëm dhe LDL kolesterolit për 6%.

Luleshtrydhet, të cilat tashmë njihen si antioksidues të fuqishëm me përbërësit e tyre bioaktiv, ulin peroksidimin e lipideve, duke ulur kështu edhe LDL-kolesterolin në gjak dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë parandalojnë krijimin dhe zhvillimin e shtresave aterosklerotike në enët e gjakut.

Substancat më meritore të dredhëzës për këtë efekt janë fitorerolet, proteinat dhe flavonoidet. Studimi ka treguar se konsumimi i përditshëm i dredhëzave dhe produkteve të saj, mund të jetë i një rëndësie të madhe te personat me sindromë metabolike.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›