E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mozilla Firefox feston pesë vjetorin

Përvjetori i pestë i browserit të fuqishëm festohet me projekte të reja për të ardhmen, një version i lëvizshëm dhe një rrugë për të zbuluat versionin 4.0. Mbi një miliard shkarkime, më shumë se 1.000 vullnetarë aktive që përdorin kodin e tij, përfshirë 600 nxënës në 57 institucione të vendeve të ndryshme, mbi 6.000 komunitete rreth botës kanë kontribuar në zhvillimin e add-ons, një nga më dinamiket në Itali, në të gjithë tregun botëror arrin 24,7%, ose 300 milionë përdorues, këto janë vetëm disa nga të dhënat e Firefox-it, browserit Mozilla (www.mozilla.org).

Firefox është përdorur për herë të parë më 9 nëntor 2004, ndërsa sot “dhelpra e zjarrit” është 5 vjeç dhe ka 29 versione të përkthyera dhe të përshtatura në shumë gjuhë të botës.

"Një nga sekretet e suksesit të Mozilla-s," thotë Tristan Nitot, presidenti i Mozilla Europës, "është shkalla e lartë e përdorimit të këtij browseri të besueshm dhe të shpejtë. "

Versioni përfundimtar i Firefox-Mobile 1.0, është planifikuar te dalë në fund të vitit.
(m.a/repubblica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›