E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha në Tiranë: Do hap 10 mijë vende pune

TIRANE- Brenda vitit të parë të mandatit të tij, kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha parashikon hapjen e 10 mijë vendeve të reja pune. Përvec politikave fiskale, ndërtimi i infrastrukturës, si Unaza e Madhe, punësimi do të jetë primar, ka thënë Basha duke prezantuar kandidati për njësinë bashkiake numër 7, Krenar AliMehmeti.

Le të fillojmë nga puna. Aty ku dhimbja është më e madhe, dhe nevoja më e prekshme. Prandaj do ta fillojmë me punësimin”- tha Basha duke deklaruar se kishte një plan konkret dhe serioz.

“Parashikoj që nëpërmjet stimujve fiskalë që do të vijnë, punëdhënësve në këtë qytet ti kthehen vetëm brenda 6 muajve të parë fonde të mjaftueshme për të hapur 4 mijë vende të reja pune”. – tha Basha.

Ai premtoi gjithashtu se brenda “tre mujorit të parë si kryetar i bashkisë së Tiranës do të firmosë fondin e zhvillimit të biznesit i cili me një kapital prej 2 mln eurosh por me një impakt kreditues prej 20 mln euro do të bëjë të mundur që brenda 12 muajve të parë hapjen e 6 mijë vendeve të tjera pune”

Ai gjithashtu premtoi se për mbrojtjen e konsumatorëve do të ngrejë një agjenci të vecantë pranë bashkisë së Tiranës si dhe do të ulë taksat për të normalizuar cmimet.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha në Tiranë: Do hap 10 mijë vende pune

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›