E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunimi i varreve ne Boboshtice shtyhet serish gjyqi

KORCE-  Shtyhet për të disatën herë gjyqi i skandalit të dhunimit të varreve në Boboshtice. Shkak per shtyrjen është bërë mungesa e njërit prej të pandehurve, punëtorit Luan Zaçe, ndërsa kanë qenë të pranishem 2 të pandehurit e tjere, kreu i Omonias Naun Disho dhe punëtori tjetër Alqi Koroveshi. Në këtë seance ishte parashikuar të dëgjohej dëshmuia e kreut të Komunës Drenovë, Flamur Sala dhe priftit të kishës së Shën Mërisë, At Jani Trebicka. Dëshmitarët kanë qenë të pranishem, por mungesa e punëtorit Luan Zace, bëri që seanca të mo zhvillohet. Prokuroria i cilëson dy dëshmitë si mjaft të rëndësishme për të hedhur dritë mbi zbardhjen e një prej cështjeje më të përfolura prej disa muajsh. Tre të pandehurit ,kreu i Omonias Naum Disho dhe dy punetoret, Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi akuzohen për dhunim varresh dhe ndërtim të paligjshëm. Seanca e rradhes është parashikuar më 28 prill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›