E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha ne fushate Shalsi Sdi cfare thote e ben po meson Tiranen

TIRANE- Na vjen mire qe po fillon te njohe rruget e Tiranes - me thone banoret.
Keshtu ka reaguar ish nenkryetari i Bashkise Tirane aktualisht deputet i PS-se Eduard Shalsi pas fushates se kandidatit te PD-se Lulzim Basha sot ne njesine numer 5-se.

I qetesova banoret duke u thene te mos ia vene re se Luli sdi se cfare thote e aq me pak se cfare ben. I thote Saliu thuaj se do te punesoje 30 000 vete ne Tirane dhe ai pa e menduar e thote nderkohe qe Saliu i tij e ka zhytur vendin ne papunesi- tha Shalsi

Sipas tij qytetaret ankohen per ujin rritjen e cmimeve pa ditur se per kete e ka Fajin Saliu tha Shalsi.

Nderkohe me heret zyra e marredhenieve me publikun e kandidatit te PD-se Lulzim Basha njoftoi se ky i fundit ka vijuar fushaten e tij elektorale me nje ndalese ne njesine numer 5. Taksat hapesirat publike apo mungesa e parkingjeve dhe trafiku ishin disa nga problemet qe banoret ndane me kandidatin e PD-se.

Sipas Bashes njesia bashkiake 5 ne kryeqytet ka nje problematike te renduar per shkak te dendesise se larte te popullsise.

Hallet jane te ndryshme por qytetaret bashkohen ne mendimin dhe konstatimin e tyre se taksat lokale qe ata i paguajne Bashkise jane te larta- tha Basha



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›