Gjykata vlereson jo kushtetuese zgjedhjen e Pacollit president

Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves e ka vleresuar si te pranueshme ankesen e partise Lidhja Demokratike te Kosoves LDK lidhur me menyren e zgjedhjes se presidentit te Kosoves Behgjet Pacolli duke vleresuar keshtu se vendimi per zgjedhjen e tij ka qene jo kushtetues.
Gjykata Kushtetuese njezeri vendosi qe te shpall Kerkesen te pranueshme dhe me shumice votash dhe me dy gjyqtar mospajtues shpall se Vendimi i Kuvendit te Republikes se Kosoves Nr. 04-V-04 lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves me date 22 shkurt 2011 eshte jo kushtetues pasi qe eshte ne kundershtim me kerkesat e nenit 86 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe parimet demokratike te misheruara aty thuhet ne nje komunikate per media te leshuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosoves.
Vendimi i lendes me numer KO 29/11 te ashtuquajtur Sabri Hamiti dhe deputete te tjere do tu dergohet paleve me shkrim ne nje afat sa me te shkurter.
Por ne kete komunikate te Gjykates Kushtetuese nuk saktesohet se a do te hyje ne procedure te rivotimit edhe njehere presidenti Pacolli apo duhet te zgjidhet nje president i ri.
Ky vendim nuk ka te bej me qeverine e Kosoves e cila me 22 shkurt eshte zgjedhur nga Kuvendi i Kosoves dhe ne anen tjeter kryeministri Hashim Thaci nuk ka qene i nominuar nga presidenti Behgjet Pacolli por nga ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi.
Me poshte njoftimi i plote i Gjykates Kushtetuese se Kosoves
Lidhur me rastin KO 29/11 Sabri Hamiti dhe deputete te tjere Vleresimi i kushtetutshmerise te Vendimit te Kuvendit te Republikes se Kosoves Nr. 04-V-04 lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves i 22 shkurtit 2011
Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves me 28 mars 2011 ka shqyrtuar dhe votuar lidhur me rastin KO 29/11 Sabri Hamiti dhe deputete te tjere Vleresimi i kushtetutshmerise te Vendimit te Kuvendit te Republikes se Kosoves Nr. 04-V-04 lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves i dates 22 shkurt 2011.
Gjykata Kushtetuese njezeri vendosi qe te shpall Kerkesen te pranueshme dhe me shumice votash dhe me dy gjyqtar mospajtues shpall se Vendimi i Kuvendit te Republikes se Kosoves Nr. 04-V-04 lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves me date 22 shkurt 2011 eshte jo kushtetues pasi qe eshte ne kundershtim me kerkesat e nenit 86 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe parimet demokratike te misheruara aty.
Teksti i plote i aktgjykimit do tu dergohet paleve se shpejti.