E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet shpallin emrat e kandidateve per zgjedhjet vendore

TIRANE- Partia Socialiste ne diten e fundit te dorezimit ne KQZ te emrave te kandidateve per zgjedhjet vendore ka vendosur se cilet do te jene perfaqesuesit e saj ne Bashki dhe Komuna. Pak minuta me vone pritet qe PS te publikoje listen e plote te emrave. Disa nga kandidatet e konfirmuar deri ne keto momente jane

Bashkia Gjirokaster Flamur Bime
Bashkia Kukes Alfred Cengu
Bashkia Sarande Stefan ipa
Bashkia Pogradec Artan Shkembi
Bashkia Shkoder Genc Uruci
Bashkia Berat Fadil Nasufi

Bashkia Tirane Edi Rama
Bashkia Durres Vangjush Dako
Bashkia Korce Niko Peleshi
Bashkia Elbasan Qazim Sejdini
Bashkia Vlore Shpetim Gjika
Bashkia Fier Baftjar Zeqo
Bashkia Lezhe Gjok Jaku
Bashkia Lushnje Fatos Tushe



Per me shume se tre ore anetaret e Kryesise se Partise Socialiste nuk kane mundur qe te perfundojne listen e kandidateve per zgjedhjet e 8 majit. Shkak per kete eshte bere numri i madh i kandidateve qe pretendojne te jene ne garen e ardhshme elektorale per nje zone te qeverisjes vendore.


Ne mbledhjen e djeshme te zhvilluar ne ambientet e selise roze e cila nisi rreth ores 1800 anetaret e Kryesise kane diskutuar me njeri-tjetrin mbi listen e kandidaturave perfundimtare per zgjedhjet e ardhshme.


Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur per gazeten Shekulli se asnje qark nuk eshte zyrtarizuar perfundimisht. Te njejtat burime sqarojne se vendosja perfundimtare e emrave do te behet mesditen e sotme ne mbledhjen e Kryesise te percaktuar ne oren 1300. Deri me tani socialistet kane mbyllur vetem listat e kandidateve te bashkive te medha per te cilat nuk ka debate.


Problemet jane kryesisht tek bashkite e vogla dhe tek komunat ku kandidatet qe nuk ndodhen ne liste kane nisur nje fushate mesazhesh drejt anetareve te kryesise dhe vete kryetarit te PS-se.


Pergjate kohes qe zhvillohej mbledhje ne ambientet e selise roze kane qene te pranishem dhjetera deputete te grupit parlamentar socialist te cilet ishin ne gatishmeri ne rast te kerkeses se Kryesise per te sqaruar ndonje prej kandidaturave. Deputetet ishin thirrur ne mesdite per te qene te pranishem ne Partine Socialiste gjate kohes ne te cilen zhvillohej mbledhja e forumit te larte socialist.


Deputetet nga ana e tyre ndonese kane dorezuar emrat e propozuara nga baza kane dhene dhe vleresimet e tyre per sa u perket zonave te cilat kane me shume se nje kandidat. Por jo te gjitha zonat kane qene aq te qarta ne vendosjen e emrave per kandidatin e bashkise apo komunes per zgjedhjet e ardhshme vendore.


Dilema te medha ka pasur per shume komuna.
Megjithese deputetet dhe drejtuesit ne rrethe ishin porositur qe ne kryesi lista te ishte sa me e perpunuar dhe me sa me pak kandidate nje gje e tille nuk ndodhi. Per kete arsye ne mbledhjen e djeshme qe zgjati deri ne oret e vona te mbremjes anetaret e Kryesise e kane pasur shume te veshtire te zgjidhin midis disa emrash kandidatet qe kane perparesi te njejta.


Per te mos krijuar qejfmbetje zyrtaret e larte socialiste kane mundur te krijojne dhe kontakte me kandidatet per te marre dhe garancine e bashkepunimit. Jo te gjithe kandidatet e kane pranuar nje gje te tille. Ata kane insistuar qe te jene ne listen e kryetarit te bashkise apo komunes per shkak te angazhimit qe kane pasur prej kohesh ne strukturat e Partise Socialiste.


Nje tjeter konflikt ka lindur prej aleateve te socialisteve qe jane pjese e koalicionit Aleanca per te Ardhmen. Burime nga selia roze bejne te ditur se deri mbremjen e djeshme nuk ka pasur nje mbyllje perfundimtare per zonat te cilat do tu lihen atyre. Te njejtat burime theksojne se kerkesat e tyre kane ardhur ne rritje. Krahas kesaj ata kerkojne zona te sigurta ne te cilat Partia Socialiste eshte favorite per te fituar apo jane bastione te majta.


Lenia e zonave te lire eshte konsultuar nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama me deputetet pergjegjes te qarqeve duke i kerkuar atyre mirekuptimin per keto levizje. Negociata e socialisteve me aleatet duke se do te vazhdojne deri ne afatet e fundit per te permbyllur perfundimisht kandidaturat dhe per ti derguar ne Komisionin Qendror Zgjedhor meqenese dite e sotme eshte afati i fundit per dorezimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›