Basha takon banorët e kryeqytetit, njihet me problemet e tyre
28/03/2011 Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës zhvillon turin e tij elektoral në Laprakë
“Zotohem para jush se do ta shoh qytetin për qytetarin dhe jo për politikën”
Kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka nisur takimet me banorët e kryeqytetit, me qëllim njohjen më nga afër të problemeve të qytetarëve duke i dëgjuar nga vetë ata. Në njësinë bashkiake nr. 8, zonën e Laprakës, Basha zhvilloi një takim me banorët atje, duke theksuar se kjo është një zonë tipike që përfaqëson të gjithë problemet e kryeqytetit: mungesën e infrastrukturës apo të hapësirave argëtuese, taksat e larta dhe varfërinë, probleme këto të prezantuara nga vetë banorët. “Lagjet kanë degraduar, infrastruktura mungon thuajse tërësisht, rrugët dhe trotuaret janë pothuajse inekzistente, zhvillimi i pronës private të autoktonëve është në tërësi një fantazi e parealizuar, varfëria është ulur këmbëkryq, megjithëse këto lagje bartin pasurinë shpirtërore më të madhe të qytetit”, tha Basha. Referuar eksperiencës, shprehën keqardhje që nuk e kanë ndier aspak rolin e bashkisë. Duke nënvizuar se nuk e kanë takuar asnjëherë kryebashkiakun aktual të qytetit të tyre, ata vlerësuan pozitiv premtimin e bërë nga Basha për takime me popullin çdo të premte. Pasi dëgjoi me vëmendje shqetësimet e banorëve, kandidati i mazhorancës ndau me ta të njëjtin mendim, duke veçuar si problemin kryesor të Tiranës pikërisht faktin se bashkia nuk dëgjon problemet e qytetarëve të saj dhe as nuk ka vullnetin për t’i zgjidhur ato. “Arsyeja kryesore e kësaj gjendjeje është mungesa e vëmendjes dhe mosdëgjimi i halleve dhe problemeve të qytetarëve. Unë zotohem para jush se do ta shoh qytetin për qytetarin dhe jo për politikën. Në qoftë se politika është e para, ja se çfarë ndodh, ja si diskriminohen qytetarët në këto geto”, u shpreh Basha. Dy ditë më parë, kandidati i PD-së për bashkinë e kryeqytetit u prezantua zyrtarisht për pjesëmarrjen në garën e 8 majit. Ai shpalosi programin e tij elektoral, ku zotohej se do të punonte 24 orë për të zgjidhur të gjitha shqetësimet dhe problemet e qytetarëve shqiptarë, duke nisur nga eliminimi i mbi 50 për qind të taksave lokale, që aktualisht rëndojnë xhepat e qytetarëve; lehtësimin e transportit, hapjen e vendeve të punës etj.
Vëzhguesit e parë
Misioni i ODIHR dërgoi në Tiranë vëzhguesit e parë të zgjedhjeve të 8 majit. Misioni do të vëzhgojë fazën parapërgatitore të zgjedhjeve dhe do të japë vlerësimet për masat e marra nga qeveria. Ai pritet të ketë disa dhjetëra anëtarë dhe do të kryesohet nga amerikani Jonathan Sonstreet. Detajet e misionit do të bëhen publike nesër nga kreu i misionit, përmes një konferencë për mediat. ODIHR pritet të sjellë rreth 400 vëzhgues, duke mbuluar pjesën me të madhe të komisioneve zgjedhore me grupe vëzhguesish.