mimi i Madh i Letersise per Sabri Hamitin
Dje ne ambientet e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve u zhvillua ceremonia e pervitshme e ndarjes se cmimeve letrare per vitin 2010. Nen moderimin e aktoreve Ndricim Xhepa dhe Luiza Xhuvani u ndane plot dhjete cmime ne te gjitha gjinite letrare vleresuar nga nje juri qe kishte ne perberje shkrimtare e studiues si Agron Tufa Bardhyl Londo Persida Asllani
Balil Gjini Virgjil Muci. Sipas kryetarit te jurise Tufa kjo perzgjedhje nuk ishte edhe aq e lehte pasi prurjet kishin qene jo te pakta qofte ne proze studime letrare apo perkthime. Sipas Tufes nuk eshte e vertete qe letersia shqipe nuk ka maja apo nuk ka autore. Mjafton te lexohen librat. Ne fjalen pershendetese ministri i MTKRS-se Ferdinand Xhaferaj u shpreh se mimet Kombetare te Letersise orientohen drejt nje perqasjeje te dyfishte ku synohet te cmohet krijimtaria e shkrimtareve te ndryshem bazuar ne traditen letrare kombetare si edhe te dallohen dhe promovohen prirjet e reja qe pershkojne rrjedhen e letersise shqipe. Dhe ne te vertete cmimet u shkuan emrave te njohur e me pak te njohur madje pati mes tyre edhe fare te rinj.
mimi i Madh i Letersise te cilin e dorezoi ministri Xhaferaj e meritoi shkrimtari dhe studiuesi Sabri Hamiti me vepren Poetika shqipe me motivimin Per studimin dhe interpretimin e letersise shqipe si nje teresi organike me kodet dhe strategjite e saj te ligjerimit nen driten e teorive dhe hulumtimeve moderne origjinale dhe bashkekohore. mimi Petro Marko per prozen e gjate i shkoi shkrimtarit Ramiz Gjini me romanin Bibollasit per risite letrare qe sjell ne regjistrat stilistike te narracionit dhe per konceptin karnavalesk dhe groteskun ne paraqitjen e perditshmerise se shoqerise sone te deformuar nga traumat diktatoriale e postdiktatoriale. mimi Mitrush Kuteli i cili ndahet per prozen e shkurter iu dha shkrimtarit Ridvan Dibra me vellimin me tregime Ne kerkim te femijerise se humbur per teknikat narrative te pervojes se gjalle te rikuptimesuara ne korniza kompozicionale dhe paradokset semiotike me kohen. mimi per poezine nuk mund te mbaje tjeter vecse emrin e lirikut Lasgush Poradeci. Me kete cmim u nderua poeti Arian Leka me poemen Ndreqje gabimesh per monologun e subjektit poetik permes imazheve metafizike e meditative si rruge komunikimi maksimal me trajtat e rreshqitshme te femres ne te gjitha rolet e saj. mimi Faik Konica per kritiken letrare i shkoi studiuesit Anastas Kapurani me vepren studimore Migjeni ose parathenie e dyzuar per prurjen bashkekohore ne mendimin kritik mbi vepren e Migjenit dhe hapjen e diskursivitetit shkencor mbi krijimtarine e tij. Per vepren me te mire eseistike u vleresua me mimin Gjergj Fishta shkrimtari Visar Zhiti. Libri i tij Panteoni i nendheshem u vleresua nga juria per sjelljen e nje mendimi analitik e sistematik mbi vepren letrare te shkrimtareve te ndaluar e te burgosur nen diktaturen komuniste te cilet nuk paten fatin te komunikonin me lexuesin e tyre por provuan tragjedine e dyfishte si njerez e si krijues. Per artin e shqiperimit i cili mban emrin e Fan Nolit u vleresua perkthyesja Saverina Pasho e cila ka sjelle ne shqip romanin Ishulli i mundshem te shkrimtarit francez Michel Houellebecq. Ne perkthimin e saj u vleresua gjetja e pasforcuar e ekuivalences stilistike e sintaksore ne nje shqipe te pasur te gjalle e dinamike. Per kontributin e gjithanshem e te shumecmuar ne perkthimit dhe promovimit e dhjetera shkrimtareve dhe veprave te letersise shqipe ne gjuhet dhe kulturat gjermane u vleresua me cmimin Jusuf Vrioni perkthyesi i njohur Joachim Rhm. Nje befasi solli ne ceremonine e djeshme fituesi i cmimit At Donat Kurti per letersine per femije. Ai eshte 16-vjecari Joni Bocari me romanin Bor-for ose provat e Askanos. Vepra e te riut u vleresua per gjuhen e gjalle dhe imagjinaten lojacake ne krijimin e realiteteve te magjishme e fantastiko-shkencore. Ndersa cmimi Migjeni per autorin debutues iu dha poetes Manjola Brahaj me vellimin Vajtimi i Kalipsose per gjuhen e pasur dhe imazhet befasuese ne nje konceptim modern te struktures semantike dhe vargut te perpunuar.
mimet letrare 2010
mimi i Madh i Letersise
Sabri Hamiti me vepren Poetika shqipe
mimi Petro Marko
Ramiz Gjini me romanin Bibollasit
mimi Mitrush Kuteli
Ridvan Dibra me vellimin me tregime Ne kerkim te femijerise se humbur
mimi Lasgush Poradeci
Arian Leka me poemen Ndreqje gabimesh
mimi Faik Konica
Anastas Kapurani me vepren studimore Migjeni ose parathenie e dyzuar
mimi Gjergj Fishta
Visar Zhiti per librin eseistik Panteoni i nendheshem
mimi Fan Noli
Saverina Pasho per perkthimin e romanit Ishulli i mundshem te shkrimtarit francez Michel Houellebecq
mimi Jusuf Vrioni
Joachim Rhm per perkthimin dhe promovimin e letersise shqipe ne gjuhen gjermane.
mimi At Donat Kurti
Joni Bocari me romanin fantastiko-shkencor Bor-for ose provat e Askanos
mimi Migjeni 2010
Poetja debutuese Manjola Brahaj me vellimin Vajtimi i Kalipsose
NGAALMA MILE