E Shtunë, 31 Tetor 2026

France dhjete kandidate per garen presidenciale

Në total 10 politikanë janë konfirmuar si kandidatë në zgjedhjet presidenciale të Francës në 22 prill.
Presidenti aktual, Nikolas Sarkozi, i cili garon për një mandat të dytë, parashikohet në një garë shumë të ngushtë me rivalin e tij socialist, Fransua Holland në raundin e 6 majit.
Ndërsa Hollande mbetet favoriti kryesor sipas sondazheve, hendeku mes tyre sa vjen dhe ngushtohet.
Liderja e fronit kombëtar, Marine le Pen, pozicionohet e treta nga të njëjtat sondazhe.
Ajo i mbijetoi eleminimit nga gara kur ditë më parë, para afatit të fundit, arriti të grumbullojë minimumin e 500 firmave të kërkuara për kandidaturën.
Të tjerë sfidantë të fortë për raundin e parë konsiderohen: veterani i qendrës, Fransua Bajru dhe radikali i së majtës, Jean-Luc Melenchon.
Një emër i njohur që mungon nga lista e kandidateve është ai i ish-kryeminsitrit, Dominique de Villepin, që dështoi të grumbullojë firmat e nevojshme.
Pesë kandidatët e tjerë të regjistruar në Gjykatën Kushtetuese janë Eva Zholi, Nicolas Dupont-Aignan, Nathalie Arthaud, Philippe Poutou dhe Jacques Cheminade.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›