Gjirokaster dy vellezer ne pranga
Dy vëllezër kanë përfunduar në pranga pasi në banesën e tyre janë zbuluar pako me kanbis sativa. Policia e Gjirokastrës njoftoi pasi kanë marrë informacion se në një banesë në fshatin Nepravishtë - Libohovë kishte lëndë narkotike organizuan një kontroll .
Si rezultat rezultoi se në banesën e shtetasit Levend Beqari , i cili prej 6 muajsh nuk jetonte atypor ia kishte lënë të banonte vëllai e vet Tafil Beqari , në katin e parë që përdorej si bodrum për të mbajtur sende të ndryshme , është konstatuar një thes plasmasi ku brenda tij kishte pako me lëndë narkotike.
Nga këqyrja që iu bë thesit u konstatuan 6 pako në forma dhe peshë të ndryshme, të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Mariuanë, rreth 6 kilogramë. Menjëherë policia bëri arrestimin e Tafil Beqarit dhe Levent Beqarit nga Nepravishta e Komunës qendër Libohovë.