E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri shqiptar përmendet në skandalin e korruspionit në Itali

23/02/2012  Politikani italian i dërgoi një faks ministrit shqiptar për fondet e bashkëjetueses

ITALI- Një ministër shqiptar është përmendur në skandalin më të fundit të korrupsionit në Itali. Lajmi mësohet nga http://ilcentro.gelocal.it., ku janë publikuar dje detaje nga kjo çështje që implikon direkt disa politikanë rajonalë në çështjen “Caligula”, ku janë arrestuar 8 zyrtarë në Abruzo që kanë abuzuar me fondet evropiane. Ndërkaq, së fundmi akuzohet një politikan italian, i cili mbështeste me ryshfete shoqatën kulturore të bashkëjetueses së tij. Më konkretisht bëhët fjalë për në Pescara, ku 5 mijë euro janë marrë nga “Albore Mascia”, 5 mijë të tjera nga provinca e Testës dhe 2.900 euro nga “Cordoma” në Montesilvano. Këto janë kontributet për shoqatën “Rassjanka” të Marina Kozina, partneres së funksionarit rajonal të partisë PDL, Alfredo Castiglione, i hetuar në në çështjen “Caligula”, e cila bën fjalë për ryshfetet me kontratat europiane në rajonin Abruzzo. Ekspertët po hetojnë në Pescara mbi kontributet që u janë dhënë shoqatave kulturore. Në këtë dosje, për veprën penale të korrupsionit janë arrestuar 8 persona, menaxherja rajonale, Vanna Andreola dhe burri i Michele Galdi, sekretari i mëparshëm i Këshillit të Qarkut të qendrës së majtë, Lamberto Quarta, liderët e Ecosfera Duilio Gruttadauria dhe e shoqja Anna Theodore, zëvendëspresidenti i OICS Mario Gay, kandidati i shoqërisë Welfare Domenico Corrado, sipërmarrësi i Cyborg Corrano Troiano, tashmë i vetmi që u kthye në liri. Nën hetim për korrupsion është edhe ish-kryebashkiaku i PD-së në Pescara Luciano D, Alfonso.

Ministri shqiptar në skandal

Momenti kur implikohet ministri shqiptar ka të bëjë pikërisht me ish-kryetarin rajonal të PD-së italiane Camillo Cesarone (Castiglione), i akuzuar sepse përdori ndikimin politik të tij që shoqata kulturore e bashkëjetueses së tij të përfitonte sa më shumë fonde. Për këtë fakt është zbuluar një faks që i është dërguar një ministri shqiptar nga Aquila. Emri i ministrit nuk është bërë publik nga mediat italiane. Në një raport të dërguar gjyqtares në Aquila Antoinetta Picardi, për arrestimet e 15 janarit nga kreu i grupit hetimor Pierfrancesco Muriana shkruhej se “Duam të nxjerrim në pah disa hyrje faturash që shoqata e partneres së Castigliones, Kozina, tashmë ka marrë. Ajo ka marrë disa kontribute ekonomike nga komuna e Pescarës që shkojnë në 5.000 euro.”. Hetimet e mëtejshme të policisë bëjnë me dije se shoqata “Rassjanka” në vitin 2002, mori vetëm 600 euro dhe më vonë numrat janë në rritje. Më 30 dhjetor 2008, dy javë pas fitores së presidentit të PDL Gianni Chiodi, rajoni ka dhënë 1,700 euro për këtë shoqatë. Në vitin 2010, Rajoni ka mbështetur shoqatën “Rassjanka” me 200 euro. Në të njëjtin vit, kryetari i juntës PDL Albore Luigi Mascia, me rezolutën 1017,i ka dhënë 5.000 euro të tjera kësaj shoqate që do të organizonte një festival këndimi dhe vallesh të quajtur “Danzadriatico”, i cili u mbajt më 5 korrik 2010, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shkollave ndërkombëtare. Në vitin 2011, shefi provincial i PDL, Gueriono Testa ka kontribuar, me 5.000 euro të tjera, në aktivitetet e shoqes së Castigliones. Kryetari i PDL, Pasquale Cordoma, i dha “Rassjankës” 1.800 euro në vitin 2010 dhe 1.100 euro vitin e kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›