Basha nuk lëviz nga Atalanta
Nga Express më 13 janar 2011 në ora 18:58
Migjen Basha nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Atalanta gjatë janarit. Me gjithë interesimin e disa skuadrave për shërbimet e tij, përfshirë këtu Cagliarin dhe Torinon, futbollisti kosovar dëshiron t’i mbetet besnik skuadrës nga Bergamo.
“Më vjen mirë kur dëgjoj për interesimin e skuadrave nga Serie A, por unë nuk e kam ndërmend të lëviz nga këtu. Këtu jam mirë dhe i lumtur, besoj në këtë projekt, ashtu siç besojnë edhe shokët e mi”, tha Basha për ueb faqen italiane tuttoatalanta.com.
23 vjeçari synon që ta fitojë një vend titullari në vazhdimësi, për t’u ngritur me ekipin e tij aktual në elitën e futbollit italian.