E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamengo prezantohet Ronaldinjo

Flamengo ka prezantuar zyrtarisht Ronaldinjon, ndërsa me mijëra tifozë të skuadrës braziliane i kanë rezervuar një pritje prej heroi një prej futbollistëve më të mirë të dhjetvjecarit të fundit. Sulmuesi 30-vjecar firmosi një kontratë 4-vjecare me Flamengon, pas largimit nga Milani në fillim të këtij muaji.

Me shumë se 20 mijë tifozë ishin të pranishëm në klubin e skuadrës braziliane, ndërsa prezantimi i Ronaldinjos është kthyer në një festë të vërtetë. Futbollisti u paraqit me fanellën me numrin dhjetë të skuadrës së tij të re, ndërkohë që mediat braziliane qe tani kanë nisur të flasin për një “Ronaldinhomania”.

"Shpresoj ta shpërblej me lojën time këtë pritje të ngrohtë. Faleminderit për dashurinë qe më dhuruat. Tani jam i Flamengos dhe dua të ndihmoj skuadrën të fitojë sa më shumë tituj”, ka thenë Ronaldinjo.

Ish-futbollisti i Paris SG, Barcelonës dhe Milanit është kthyer në vendin e tij pas një periudhe të gjatë në Evropë, ndërsa objektivi personal i tij është rikthimi në kombëtaren braziliane për Botërorin 2014.

Ronaldinho ndihmoi Brazilin në fitimin e Kupes se Botës në vitin 2002, ndërsa me uljen në pankinë të trajnerit Carlos Dunga ai e humbi vendin në perfaqesuesen Selecao. Por me transferimin te Flamengo ai kërkon të bindë trajnerin e ri Mano Meneses ta grumbullojë atë në finalet e Kupes se Botes qe do të zhvilohen në Brazil.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›