Topi i arte Guardiola Vendimi i drejte

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka ndërhyrë për hëre të parë në polemikat që shoqeruan dhënien e “Topit të Artë” Lionel Mesit. Argjentinasi fitoi trofeun prestigjioz, duke mundur rivalitetin e dy shokëve të tij të skuadrës Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez, të cilët ishin favoritët kryesorë pasi ndihmuan Spanjën të merrte për herë të parë në histori Kupën e Botës. Por sipas Guardiolës, Mesi e meritoi “Topin e Artë”.
"Nuk ka rëndësi nëse na pelqen apo jo. Unë vazhdoj të besoj se Mesi është më i miri. Sigurisht Xavi dhe Iniesta mund të kishin fituar, por jane njerëzit ata që vendosin. Nuk mendoj se është problem që fitoi Mesi”, ka bërë të ditur Guardiola, i cili ka nënvizuar se Spanja duhet të krenohet me futbollistët e saj, të cilët dominuan formacionin me të mirë te vitit. Gjashtë lojtarë spanjolle, Casillas, Iniesta, Xavi, David Villa, Puyol dhe Pique, u zgjodhën nga FIFA në 11-shen më të mirë të vitit.
"Mendoj se ishte dicka spektakolare për Spanjën. Ishin shtatë lojtar që luajnë në Primera Division, mes tyre gjashtë spanjollë që u renditën në formacionin më të mirë. Ky është një cmim i madh për Barcelonën dhe Spanjën”, ka përfunduar Guardiola, i cili u rendit i treti në garën për të fituar titullin si “Trajner i Vitit”, pas Jose Mourinho dhe Vicente Del Bosque.
Nertan Prifti