E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet motori i ri Dukati GP11

Valentino Rosi dhe Nicky Hayden kanë prezantuar motorin e ri Dukati GP11, me të cilin do të kërkojnë fitimin e titullit kampion në sezonin e ri të Moto GP. Shtatë herë fituesi i gares më të famshme të motoreve u transferua te skuderia italiane, pas disa vitesh te suksesshme te Jamaha, ndërkohë që afrimi i tij ka ndezur entuziazmin e tifozëve te Dukatit, që besojnë te titulli botëror.

“Kemi ende shumë punë për të bërë, megjithatë problemi më i madh është shpatulla ime. Nuk jam ende në 100% të formës së tij, por po punoj që të jem gati per fillimin e sezonit. Megjithatë dua të them se jam i lumtur që zgjodha Dukatin për të fituar sërish titullin kampion”, ka thënë Valentino Rosi, i cili do të vazhdojë të mabjë numrin 46 edhe në motorin e tij të ri.
Edhe shoku i tij i skuadrës, amerikani Nicky Hayden, është shprehur optimist për sezonin e ri.

“Jam shumë i kënaqur me testet e para. Mekanikët dhe skuderia kanë bërë një punë të mirë me motorin. Sigurisht, që i kemi të gjitha mundësitë të fitojmë”, ka thënë Hayden, i cili fitoi titullin kampion bote në vitin 2006, duke mundur pikërisht rivalitetin e Valentino Rossi.

Botërori 2011 në Moto GP do të në nisë më 20 mars me garën e parë për Cmimin e Madh të Katarit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›