I kënaqur me paraqitjet e tij

Nga Express më 13 janar 2011 në ora 19:00
Mesfushori shqiptar i Parmës, Blerim Xhemajli është i kënaqur me paraqitjet e tij në sezonin 2010/2011.
“Paraqitjet e mia janë të mira, pasi kisha një fillim të vështirë të sezonit me dy lëndime të njëpasnjëshme. Më pas jam futur në skuadër dhe nuk kam dalë më. Këtë sezon e kisha objektiv të luaja gjatë tërë kohës, por në fillim gjërat shkuan keq. Sidoqoftë, kam zhvilluar 15 ndeshje të nivelit të lartë dhe shumicën deri sot”, theksoi përfaqësuesi zviceran për ueb faqen sportsbook24.net.
Këtë vit 24 vjeçari synon ta ndihmojë Parmën që të ngritet në tabelë dhe të rikthehet në Kombëtaren zvicerane.