E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, objektiv i Chievos

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 11:52

Pas sezonit pozitiv të kaluar në Atalanta, Migjen Basha duket se është gati për ta bërë një hap përpara. Ish-mesfushori i Frosinones e Riminit është bërë objektiv i Chievos, shkruan uebfaqja italiane tuttochievoverona.it.

Ekipi verdhekaltër e sheh futbollistin me pasaportë zvicerane si lojtar ideal për të luajtur përpara mbrojtësve, pasi ai posedon cilësi fizike dhe teknike. Basha pati 23 paraqitje këtë sezon. Chievo duket se beson fort në futbollistin e ri, i lindur në vitin 1987, por me përvojë të duhur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›